Aktualitet

‘E qëllova pa dashje’/ Ekzekutimi i Elidon Bashës, zbardhet DËSHMIA e Klodian Kolës: Kaloi një lepur, ai mori armën ti

19 Shkurt 2021, 13:54 Nga DOSJA
‘E qëllova pa dashje’/ Ekzekutimi i Elidon Bashës,

TIRANË-Klodian Kola i cili qëlloi për vdekje Elidon Bashën, teksa kishin dalë për gjah në Bulqizë ka dhënë dëshminë e tij duke pranuar autorësinë.

Mbrëmjen e nëntorit Kola dhe Basha kishin dalë bashkë për gjueti në vendin e quajtur Fusha e Peladhisë në Bulqizë. Dy të rinjtë kishin marrë armët e gjuetisë dhe me një mjet ishin nisur drejt destinacionit të tyre. Kola ka treguar se Basha po tentonte të merrte armën e tij mirëpo ai shkeli pa dashje këmbëzën e automatikut.

DESHMIA:

“E vërteta është se unë e kam qëlluar padashje shtetasin Elidon Basha dhe konkretisht, në vendin e quajtur Reparti Ushtarak, tek Fusha e Peladhisë, në Malin e Bardhë, pasi kemi shkuar me motor për gjueti. Unë pata armën e gjahut në krahë, ndërsa Elidoni ka patur një automatic, të cilin e kishte krahqafë. Pasi zbritëm nga motorri kemi parë një lepur që kaloi dhe në moment Elidoni ka lëshuar armën automatike në tokë e cila ka qenë e mbushur dhe më mori mua ciften për të qëlluar lepurin. Në këtë moment unë u ula dhe mora automatikun në dorë, dhe pa dashje kam shkelur këmbëzën e automatikut me gisht dhe arma qëlloi pa dashje. Në këtë moment kam dëgjuar dhe të bërtiturën e Elidonit i cili u plagos në krahun e djathtë. Dua të theksoj se ka qenë errësirë në momentin e ngjarjes dhe kur u shkrep arma unë nuk e pashë Elidonin pasi ai ishte rreth 10-15 metër përpara meje. Eludoni nuk ka mundur të qëllojë fare gjahun me cifte pasi u plagos nga ana ime pa dashje. Pas plagosjes u kam lidhur krahun dhe jemi nisur me motor për në spital.”, ka treguar Klodian Kola.

Fillimisht Kola nuk pranoi autorësinë e krimit, duke thënë se shokun e tij e qëlluan persona të tjerë, që ata nuk e panë, ndërsa më vonë ndryshoi dëshmi. Kola rrëfeu se Basha vrau veten. Kjo gjë ngriti dyshime dhe hetimet e mëtejshme zbardhën gjithçka të cilat cuan deri në arrestimin e tij.

(A.b)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elidon basha klodian kola elidon basha klodian kola

Sondazh

Poll