Aktualitet

EMRI/ Ndërron jetë një tjetër mjek nga Covid-19

19 Shkurt 2021, 15:22 Nga DOSJA
EMRI/ Ndërron jetë një tjetër mjek nga Covid-19

GRAMSH– Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku. Në një njoftim në profilin e tyre në Facebook, spitali i Gramshti ka njoftuar se një prej bluzave të bardha që shërbenin në këtë spital, ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për mjekun Nazmi Xhaferri.

Në status, Xhaferri përshkruhet si një person që ka sakrifikuar gjithmonë për punën dhe për shërbimin ndaj pacientëve

Njoftimi i plotë:

Te nderuar qytetar! Me hidherim te thelle njoftojme humbjen e jetes se nje prej punonjesve shembullor te Spitalit Gramsh, Z. Nazmi Xhaferri, si pasoje e infektimit me virusin COVID-19 ne krye te detyres. I ndjeri u be heroi i pare ( me shpresen edhe i fundit) i personelit te Spitalit Gramsh, te cilet me vetmohim kane qe nga fillimi i kesaj lufte qe jane gadishmeri çdo dite perballe kesaj pandemie.

Familjaret, koleget dhe dashamiresit percjellin sot nje njeri me shume vlera dhe kontribut ne shoqerine tone duke mos i harruar sakrificat, punen dhe miresine qe ka percjell midis tyre. Le te sherbeje kjo ndodhi si vepra e fundit e tij si punonjes i shendetesise duke ju drejtuar qytetareve qe te tregojne kujdesin e nevojshem per te shmangur infektimin nga COVID-19 pasi pasojat jane te paimagjinueshme. Faleminderit per gjithçka! U prefsh ne paqe!

(f.m/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll