Aktualitet

‘Vendi më i goditur në botë’/ Gazetari: Koronavirusi po bën masakër në Shqipëri,vitin e kaluar vdiqën 0,2 % e popull

19 Shkurt 2021, 15:28 Nga DOSJA
‘Vendi më i goditur në botë’/ Gazetari: Koronavirusi

TIRANË– Gazetari Klodian Tomoroi teksa ka shpërndarë një foto ku paraqiten të dhënat e INSTAT në lidhje me rritjen e vdekshëmërisë në vitin 2020, shkruan se Shqipëria është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi Covid-19.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, bazuar në të dhënat ai thotë se në vitin e kaluar virusi ka vrarë 0.2 për qind të popullsisë.

Tomori ndër të tjera thotë se pavarësisht propagandës qeveritare, koronavrisui në Shqipëri po bën masakër.

POSTIMI I PLOTË: 

Zyrtarisht ne jemi një nga vendet e goditura më keq në botë nga virusi. Me një llogari të thjeshtë virusi deri në fund të vitit të kaluar ka vrarë 0.2 për qind të popullsisë. Tremujori i parë i këtij viti duket më keq akoma. Këtu është bërë masakër, kurse Mira Rrakacolli me Ficon thoshte me gjithë përpjekjen e mjekëve fatkeqësisht sot kanë humbur jetën 6 qytetarë. Po moj po. 6-ta e kokës tende. Mendoni vetëm këtë. Italia me gjithë atë zhurmë që po behet ka patur 2.5 herë më pak rritje vdekshmërie se Shqipëria.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën 1617 persona dhe janë infektuar 96, 838 të tjerë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian tomorri klodian tomorri

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2021, 15:22

EMRI/ Ndërron jetë një tjetër mjek nga Covid-19

GRAMSH– Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku. Në një njoftim në profilin e tyre në Facebook, spitali i Gramshti ka njoftuar se një prej bluzave të b...