Aktualitet

“Vatra kryesore familja”, Pëllumb Pipero: Nga gjysma e dytë e marsit do bien shifrat e të infektuarve!

19 Shkurt 2021, 15:30 Nga DOSJA
“Vatra kryesore familja”, Pëllumb Pipero: Nga gjysma e

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se nga gjysma e dytë e marsit, do të bien shifrat e të prekurve me COVID-19.

Në një intervistë për ReportTv, Pipero shpreson se vendi ynë mund të shoh fundin e pandemisë në fundin e vitit.

Deri nga gjysma e dytë e marsit, këto do jenë shifra, besoj nga gjysma e dytë e marsit do të fillojë të bjerë numri i rasteve, jam  bindur që do fillojë dyshesa, që shpresoj që të mbyllet në fund të viti, duke besuar që një pjesë e qytetarëve, infektohet, një pjesë vaksinohet, një pjesë e kanë kaluar dhe në fund të vitit do jetë bishti i pandemisë. Shpresoj fort që gjysma e dytë e marsit do të fillojë rënia e numrave“, tha Pipero.

Sipas Piperos, një shqetësim shumë i madh është se në ditët e sotme vatrat e përhapjes së COVID është familje dhe jo komuniteti, siç ka qenë në fillim të pandemisë.

Numri i rasteve ka luhatje të mëdha, besoj që arsyet kryesore që kanë cuar janë kushtet e moti se ka qenë shumë ftohte dhe në temperatura të ulëta, virusi në mjedise të mbyllura qarkullon më shpejt dhe më shumë, grumbullimi në ambiente të mbyllura, ka filluara fushata dhe pjesa më e madhe e politikanëve i organizojnë takimet në mjedise të mbyllura. Një nga vatrat kryesore të qarkullimit është vetë familja, se të rinjtë sëmuren më pak, por infektojnë të gjithë. Fakti që kemi më shumë të rinj dëshmon atë që kemi thënë që janë më të ekspozuar, për shkak të punës, por edhe më të shkujdesur“, tha Pipero.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pëpullmb pipero koronavirusi ne shqiperi pëpullmb pipero

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2021, 15:22

EMRI/ Ndërron jetë një tjetër mjek nga Covid-19

GRAMSH– Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku. Në një njoftim në profilin e tyre në Facebook, spitali i Gramshti ka njoftuar se një prej bluzave të b...