Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur që të rihapë pjesërisht hetimin lidhur me procesin ndaj Ergys Kolaverit, i cili akuzohet se ka tentuar që të vrasë në burgun e Vaqarrit, Gazmir Dacin.
Drejtësia shqiptare ka bërë me dije se rihapja e çështjes bëhet me qëllim përsëritjen e disa veprimeve hetimore, në të cilat përfshihet rimarrja e pyetjeve të dëshmitarëve, dhe këqyrja e pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat e banesës së ish-kryebashkiakut të Kamës, Xhelal Mziut. Në këto të fundit i dyshuari kryesor është fiksuar duke lëvizur. ku është fiksuar autori i dyshuar.
Kolaveri akuzohet për tentativën e vrasjes në burg të Gazmir Dacit, dhe është dënuar me 20 vite burg nga asokohe Gjykata e Krimeve të Rënda. Por dënimi është rrëzuar nga Apeli i Krimeve në mars 2018, organ që e kaloi çështjen në Gjykatën e Tiranës duke shpallur moskompetencë.
Ndërkohë që Kolaveri pret ende një vendim të formës së prerë për akuzat ndaj tij, është caktuar nga Apeli në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, duke iu vendosur mbikëqyrje elektronike dhe punonjës policie, që e ruajnë për të mos u larguar nga shtëpia.
Por pse tentoi që të vriste të burgosurin Ergys Kolaveri?
Hasmëria e familjeve Kolaveri- Daci zë fill në vitin 2015 kur Gazmir Daci vrau vëllain e tij Valmir Kolaverin më 4 tetor 2015 dhe la të paralizuar, vëllain tjetër, Robert Kolaverin. Gjithë sherri kishte nisur në Francë, ku vëllezërit Kolaveri kishin rrahur në bodrumin e një banese Elson Dacin, vëllain e Gazmirit pasi ky i fundit po u prishte pazaret e transportimit të klandestinëve dhe po u merrte klientët.
Pasi ishin kthyer në Shqipëri, Gazmiri i kishte takuar në një lokal dhe u kërkoi llogari por biseda degradoi në përdorimin e dhunës, deri në vrasje e plagosje. Për krimin e bërë, Gazmir Daci u dënua me 35 vite burg, por vëllezërit Kolaveri nuk e lanë me aq. Pasditen e 30 korrikut në vitin 2016, një snajper qëlloi në burgun e Vaqarrit, duke plagosur të burgosurin nga Kosova, Lili Dulajn.
I dyshuari kryesor për ngjarjen është Ergys Kolaveri, por ende nuk është gjetur arma me të cilën pretendohet se ka qëlluar. I vetmi send i dyshimtë që u gjet në mjetin e tij ishin një palë dylbi.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Një incident ka nodhur në shkollën 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër.Gjatë ndërrimit të bombolës e cila përdorej për ngrohësen brenda një k...
BERLIN– Mjekja Aurora Dollenberg, drejtuese e shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, i ka shkruar një letër kryeministrit shqiptar Edi Rama, ku i shpreh...
KORÇË– Në këto ditë me temperature të ulëta e me dëborë, padyshim destinacioni më i preferuar për vizitorët mbetet dardha e Korçës.Pamjes së ...
KUKËS– Rreshjet e shumta të dëborës kanë mbuluar gjithë zonën Novosej- Shishtavec.Vendi është zbardhur, ndërsa autoritetet rrugore kanë punuar për pa...
MALËSI E MADHE- Fshati turistik Lepushë në Malësinë e Madhe është izoluar nga dëbora.Pas rreshjeve të shumta, dëbora ka arritur në më shumë se një metër. N...
TROPOJË– Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rr...
PUKË– Ekspertët italianë ndodhen në qytetin e Pukës aty ku kanë nisur menjëherë kqyrjen e vendit ku është gjetur makina e djegur e biznesmenit italian Davi...
VLORË– Një aksident i rënë ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë, në zonën e Lungomares. Një mjet është përpasur me një motor e për pasojë nga aksidenti ë...
TIRANË– Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, foli në një lidhje me “Skype” për News24 mbi infektimit me koronavirus të mjekut infeksi...
TIRANË– Policia e Shtetit ka gjobitur 885 qytetarë në 48 orët e fundit për shkelje të masave antiCovid. 874 qytetarë u kapën gjatë fillimit të kësaj jave p...