Aktualitet

Ishte paralajmërim apo…? Kush kërkoi ‘heshtje’/ Digjet gjatë natës makina e Igli Kanit, sekretari i gjyqtares Enkelejd

19 Shkurt 2021, 08:09 Nga DOSJA
Ishte paralajmërim apo…? Kush kërkoi ‘heshtje’/

KRUJË– Digjet gjatë natës në Krujë makina e sekretarit të gjyqtares Enkelejda Hoxha, Igli Kani. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mjeti i Kanit tip “BMW” është djegur në qendër të Krujës, rreth orës 23:00.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e flakëve. Megjithatë paraprakisht bëhet me dije se mjeti është lyer me lëndë djegëse dhe më pas i është vënë flaka. 


Zjarri në mjetin e të riut është konstatuar nga nëna e sekretarit, ndërsa vetë ai ka deklaruar pranë Policisë së Krujës, se nuk dyshon tek askush pasi nuk ka probleme me asnjë person.

Nuk dihet nëse djegia e makinës është një mesazh për Kanin apo për gjyqtaren Hoxha, e cila ndodhet e prangosur. Vetëm pak ditë më parë ajo u nxorr nga qelia për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Gjithçka ndodhi pasi e bija e saj, gjatë seancës ku u caktua masa e sigurisë, la të kuptohej se e ëma ishte kërcënuar për të nxjerrë nga burgu disa nga personazhet më të rrezikshëm në vend.

Enkelejda Hoxha u vu në pranga pak ditë më parë nga SPAK, bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Për të gjithë GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, mirëpo emri i Kanit nuk ka dalë në asnjë prej përgjimeve të publikuara. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha digjet makina e igli kanit enkelejda hoxha igli kani arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha digjet makina e igli kanit enkelejda hoxha igli kani

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2021, 07:11

KUKËS– Një ‘irritim’ për qeverinë duket se ka pasur anëtari i saj në Kukës. Dosja.al ka siguruar fotot e një testere të partisë socialiste e cila shihet e ...