Del FOTOJA! Ky është Anton Kristinn, ‘bossi i drogës’ që dyshohet se vrau Armando Beqirin, mesazhi që i dërgoi
19 Shkurt 2021, 07:57Nga DOSJA
ISLANDË– 9 të arrestuar por vetëm një është i dyshuari kryesor për vrasjen e 33-vjeçarit shqiptar në Islandë, Armando Beqiri. Bëhet fjalë për Anton Kristinn Þórarinsson, sipërmarrës dhe person me precedentë penalë, është prangosur dhe po mbahet në ambientet e paraburgimit edhe pse mohon gjithçka.
Anton Kristinn është i vetmi islandez i prangosur teksa ndodhej në shtëpinë e tij të pushimit. Vetëm pak kohë më parë, ai u raportua nga Policia si “boss droge”, i cili merrte persona nga Lituania dhe i kthente në besnikët e tij. Megjithatë nuk u dënua kurrë për shkak se nuk kishte prova.
Mediat vendasekanë publikuar një mesazh të dërguar nga Kristinn në Facebook, por nuk dihet se cili është marrësi. Nga mesazhi kërcënues që është dërguar, dyshohet se bëhet fjalë për Armandon, megjithatë mbetet për t’u zbuluar nga hetimet.
“Unë dua dhe fal gjithçka, por kjo kurrë nuk do të kompensojë dëmin që më ke shkaktuar. Ndodhi dy herë, unë thjesht ia vlen të bëj keq, shihemi në botën tjetër, mbase mund të fillosh nga e para,”-thuhet në mesazh. (përkthyer nga islandishtja.)
Beqiri u vra pak minuta para mesnatës së të shtunës, pasi parkoi makinën e tij në garazh, dhe po i drejtohej derës kryesore të banesës ku e priste gruaja shtatzënë dhe me fëmijën 15 muajsh. Nga pas iu afrua një makinë, nga e cila një person e qëlloi me pesë plumba në qafë dhe kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Deri më tani për vrasjen e tij janë prangosur 9 persona, mes tyre një grua, por ende nuk ka një emër.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MIRDITË- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Mark Gjetës, Mhill Gega, i cili disa ditë më parë shtypi me makinë bashkëfshatarin e tij. Gjatë marrjes n...
ISLANDË– Ka shkuar në 9 numri i personave të prangosur për vrasjen e shqiptarit, Armando Beqiri, mesnatën e të shtunës në prangun e shtëpisë së tij. Mes të...
Aktualitet19 Shkurt 2021, 07:11
KUKËS– Një ‘irritim’ për qeverinë duket se ka pasur anëtari i saj në Kukës. Dosja.al ka siguruar fotot e një testere të partisë socialiste e cila shihet e ...
TIRANË-Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve. Dosja.al ka në faqe kryesore deklaratën e presidentit Ilir Meta i cili kundërshton Ramën për vaksini...
LUSHNJË- Tre makina janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në lagjen “Çlir...
TIRANË– Kontrolle në një farmaci gjatë natës. Dosja.al ka siguruar disa pamje rrugëve të kryeqytetit, ku disa efektivë të Policisë së Shtetit po kont...
TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e sotëm për ditën e sotme në Shqipëri. Sipas IGJEUM, edhe gjatë ditës ...
Në pesë vitet e fundit 2015-2020 turizmi dhe bujqësia janë sektorët që kanë marrë më shumë rekomandime për ndërhyrje në funksion të përmirësimit të situatës së ...
TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu ka lexuar një mesazh të një qytetari që ankohej se përse ai kishte në studion e “Opinion” Baton Haxhiun dhe Arbjan Maznikun....
TIRANË- Nuk do të ishte çudi që versionet e reja të koronavirusit të jenë tashmë në Shqipëri. Kështu u shpreh mjeku shqiptar në Londër, Ledion Shapo...