Bota

Sondazhi i fundit/ Merkel është më e besuar, ja çfarë tregojnë rezultatet për Trump dhe Putin

13 Shkurt 2019, 15:26 Nga DOSJA
Sondazhi i fundit/ Merkel është më e besuar, ja çfarë

Sipas Euro news, shumica e të anketuarve në shtatë vendet e anketuara nga qendra kërkimore ‘Pew Research’ me bazë në SHBA, besojnë tek kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Emmanuel Macron i Francës, por “Konferenca e Sigurisë në Mynih”, paralajmëroi se Bashkimi Evropian është “veçanërisht keq i përgatitur” për atë që përshkruhet si një “epokë e re e konkurrencës së fuqishme.”

Angela Merkel dhe Emmanuel Macron janë më të besuarit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila u detyrua nga forcat e brendshme politike të largohet nga lidershipi i partisë së saj në fund të vitit të kaluar dhe u zotua të mos kandidonte përsëri për vendin kryesor të vendit të saj, u gjet të jetë më e besuara për të bërë gjënë e duhur, midis shtatë udhëheqësve botërorë. Ajo ndiqet afër nga Macron, popullariteti i brendshëm i të cilit gjithashtu ka shënuar një rënie kohët e fundit, ndërsa ai përpiqet të mbajë nën kontroll lëvizjet e “jelekverdhëve”. Të dy janë vlerësuar si njerëzit më të duhur për të bërë gjënë e duhur nga shumica e të anketuarve në çdo vend në Kanada, Francë, Gjermani, Japoni, SHBA, përjashto këtu Rusinë.

Gjithsesi, sipas Euro neës, është interesant fakti se të anketuarit në Francë dhe Gjermani preferuan të vendosnin besimin e tyre në udhëheqësin e vendit tjetër. Megjithatë, ndërsa shumica e amerikanëve u besojnë dy udhëheqësve europianë, të anketuarit francezë dhe gjermanë nuk bënë një gjë të tillë për udhëheqësin amerikan. Në të vërtetë, ata kishin më pak gjasa të besonin se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të bënte gjënë e duhur, me vetëm 10% të gjermanëve dhe 9% të popullsisë franceze duke besuar tek ai. Në vend të kësaj, midis dy dhe tre herë më shumë prej tyre besonin se Putin dhe Jinping do të bënin gjënë e duhur në lidhje me çështjet e botës.

Rezultate të tjera të dukshme.

Trump ishte gjithashtu lideri i vetëm që nuk e kishte shumicën e qytetarëve të vendit të tij që t’i besonin atij, me rreth 48%. Në anën tjetër të botës, 81% e rusëve i besojnë udhëheqësit të tyre, niveli më i lartë i regjistruar.

BE është “e përgatitur keq”

Raporti u publikua përpara Konferencës së Sigurisë në Munih, e cila trajton politikën ndërkombëtare të sigurisë. Ngjarja e këtij viti, e cila fillon të premten, vjen pasi të dyja, SHBA-të dhe Rusia njoftuan planet e tyre për t’u tërhequr nga Traktati i Forcave Bërthamore, i cili bënte thirrje për largimin e raketave bërthamore me një distancë prej 500 deri 5.000 km nga toka evropiane. Wolfgang Ischinger, kryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, tha në raport se “një epokë e re e konkurrencës së fuqisë së madhe po zhvillohet midis Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë”. Raporti paralajmëron se Bashkimi Evropian është përgatitur ‘keq’, për një “epokë të tillë të re”.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota #angela merkel #vladimir putin #donald trump #angela merkel #vladimir putin #donald trump

Sondazh

Poll

Bota 13 Shkurt 2019, 13:48

Richard Gere bëhet baba në moshën 69- vjeçare

Aktori amerikan, Richard Gere është bëhet baba përsëri në moshën 69-vjeçare. Zëdhënësi i tij konfirmoi lajmin të martën, por nuk dha emrin, vendin apo da...