Aktualitet

Tabelat në Finiq, Vangjel Dule: Rama hienë natën, qingj ditën. Do t’i drejtohemi prokurorisë për gjuhën e urrejtjes

7 Maj 2019, 10:22 Nga DOSJA
Tabelat në Finiq, Vangjel Dule: Rama hienë natën, qingj

TIRANË– Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka dënuar heqjen e tabelave dygjuhëshe në Bashkinë e Finiqit. 

Në fjalën e tij, Dule ka dënuar gjuhën e përdorur të urrejtjes nga individë; grupime apo edhe forca politike duke u shprehur se do t’i drejtohej edhe Prokurorisë. 

Gjatë deklaratës së tij për shtyp,  Dule komentoi edhe fjalën e kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme, i cili u shpreh se tabelat u hoqën për shkaqe teknike duke ngritur edhe disa pyetje lidhur me aksionin e ndërmarrë nga ARRSH dhe Policia. 

“Kryeministri Rama me qëndime hiene natën dhe qingji ditën tentoi dje arsye teknike dhe premtoi rivendosjen e tabelave. Edhe në rast se shterojmë vullnetin tonë politik dhe i marrim këto deklarata si të sinqerta pyetjet e mëposhtme kërkojnë përgjigjie: Përse tabelat u hoqën natën nën një klimë terrori me praninë e Policisë?”

Pjesë nga fjala e plotë e Dules:

Kryeministri Rama, “me qëndrime hiene natën dhe qingji ditën”, pretendoi dje arsye teknike qe çuan në këtë akt të papranueshëm dhe premtoi rivendosjen e tabelave. Edhe në rast se shterojmë vullnetin tone politik pozitiv dhe i konsiderojmë këto deklarata si të sinqerta, pyetjet e mëposhtme kërkojnë përgjigje:

a. Përse tabelat u hoqën natën nën një klimë terrori dhe pranie të paarsyeshme policore?

b. Përse nuk i parapriu këtij akti komunikimi dhe bashkërendimi institucional i veprimeve të Qeverisë me pushtetin vendor?

c. Përse Qeveria e zotit Rama nuk i ka vendosur vetë tabelat dygjuhëshe në hapësirat ku jeton tradicionalisht dhe në numra të konsiderueshëm Minoriteti Etnik Grek siç e kërkon Ligji për Mbrotjen e Pakicave Kombëtare i votuar qe në tetor 2017?

d. Përse Qeveria Rama nuk ka miratuar ende aktet nënligjore, të domosdoshme për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, në një kohë qe e kishte detyrim ligjor qe duhej plotësuar deri ne maj 2018?

e. Përse nuk ka marrë asnjë masë për autorët e prishjeve sistematike të tabelave dygjuhëshe në aksin Kakavi- Gjirokastër? Përse nuk janë rehabilituar ato?

3. Denoncojmë gjuhën e urrejtjes, por edhe të klithmave për përplasje etnike qe u artikuluan publikisht gjatë këtyre ditëve nga individë, grupe apo edhe forca politike dhe i drejtohemi Prokurorisë për shqyrtimin serioz të tyre.

4. I kërkojmë Qeverisë ridimensionimin e politikave për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të Minoriteteve në përputhje edhe me frymën dhe germën e vlerësimit të katërt të Këshillit të Evropës për Shqipërinë, i cili u publikua në muajin mars 2019, duke amenduar dhe plotësuar legjislacionin, duke ngritur strukturat e duhura zbatuese, duke aplikuar projekte sistematike për informimin dhe formimin e opinionit publik në lidhje më të drejtat e Minoriteteve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e finiqit heqja e tabelave në finiq heqja e tabelave ne gjuhen greke vangjel dule bashkia e finiqit heqja e tabelave në finiq heqja e tabelave ne gjuhen greke vangjel dule

Sondazh

Poll