Bota

Ish-ministri francez dënohet me burg për përdhunim ndaj anëtarëve të stafit të tij 

18 Shkurt 2021, 19:40 Nga DOSJA
Ish-ministri francez dënohet me burg për përdhunim ndaj

FRANCË– Një ish-ministër i qeverisë franceze është dënuar me burg pasi një gjykatë apeli e dënoi atë për përdhunimin dhe abuzimin seksual të një anëtari të stafit në bashkinë e qytetit ku ai është kryebashkiak,.

Sipas The Guardian, dy ish-punonjës komunalë kishin akuzuar Georges Tron, se i detyronte t’i bënin masazhe të këmbëve, që më pas ktheheshin në sulme seksuale në vitet 2007 e 2010.

Ish-ministri ishte shpallur i pafajshëm për akuzat në një gjyq të vitit 2018, ku u vendos se nuk kishte prova që gratë ishin detyruar të kryenin akte seksuale, por apeli i kësaj jave mbrojti akuzat e një prej denoncueseve.

Gjykata vendosi se mohimet e vazhdueshme të Tron dhe “presioni i ushtruar ndaj viktimave e dëshmitarëve” justifikonin dënim me burg me dy vite për të akuzuarin.

63 vjeçari Tron ka insistuar se është i pafajshëm. Ai humbi postin e tij si minister në kabinetin e presidentit Nicolas Sarkozy në 2011, pas publikimit të akuzave, por u rizgjodh kryebashkiak i rajonit Dravail, në jug të Parisit.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota france georges tron france georges tron

Sondazh

Poll