Bota

Qen të kaltërt në Rusi, fotot bëhen virale në internet, ekspertët: Mund të jenë ekspozuar ndaj kimikateve

18 Shkurt 2021, 19:36 Nga DOSJA
Qen të kaltërt në Rusi, fotot bëhen virale në internet,

RUSI- Disa qen endacakë janë kthyer në hit në rrjetet sociale. The Moscow Times shkruan se e veçanta e këtyre qenëve është se e kanë gëzofin blu, gjë e cila nuk është parë në asnjë qen në botë. Fotografitë e këtyre qenëve janë shkrepur në qytetin e Dzerzhinsk.

Sipas ekspertëve qentë mund të jenë ekspozuar ndaj kimikatave të ndryshme në një fabrikë të braktisur në qytet. Fabrikat e vjetra në vend ende kanë disa kimikate të ndryshme si sulfat bakëri.

Ndërkohë që aktivistët për të drejtat e kafshëve thanë se shëndeti i qenve nuk është në rrezik pasi të shtatë ata u ekzaminuan nga veterinerët.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota qente blu ne moske rusi qente blu ne moske rusi

Sondazh

Poll