Bota

Haradinaj-Stublla dënon sulmin e autobuzit nga Kosova në Mal të Zi ditën e djeshme: Kemi kërkuar shpjegim, u bëjmë thirrj

18 Shkurt 2021, 18:41 Nga DOSJA
Haradinaj-Stublla dënon sulmin e autobuzit nga Kosova në Mal të

KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla ka dënuar incidentin që ndodhi ditën e djeshme në Mal të Zi, ku një autobuz nga Kosova u sulmua me gurë. Në një postim në Facebook, ajo shkroi se ka kërkuar menjëherë përgjigje nga autoritetet malazeze për këtë gjë, si dhe u ka kërkuar që të ruajnë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.    

Postimi i plotë:

Si Ministrie e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënoj ashpër incidentin e djeshëm në Berane të Malit të Zi, ku një autobus me udhëtarë nga Kosova është gjuajtur me gurë. Nga ky incident fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale, megjithëse udhëtarët ishin trishtuar nga ky incident i befasishëm, duke mbjellë frikë për qarkullimin e lirë të qytetarëve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Incidenti ndaj autobusit me skiatorë nga Kosova, të cilët po ktheheshin nga shtigjet e Kolashinit të Malit të Zi, ndodhi teksa ne po festonim 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kërkuar nga autoritetet malazeze sqarim të plotë të këtij incidenti, i cili nuk është në frymën e fqinjësisë së mirë e rrugës së pa alternativë të të dyja shteteve për integrim euro-atlantik. Ambasada jonë në Podgoricë, sot, përmes një note verbale drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi ka kërkuar shpjegim në lidhje me incidentin në Berane. Si rajon ne jemi përcaktuar për integrim euro-atlantik dhe Kosova nuk do të lejojë asnjë zbrazëti për minim të kësaj përpjekjeje, nga lufta hibride që po bëhet ndaj shteteve anëtare dhe aleatëve të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. I bëj thirrje autoriteteve të Malit të Zi që të ruajnë marrëdhëniet e shkëlqyera të kultivuara mes vendeve tona në vitet e fundit, duke marrë parasysh edhe rolin e rëndësinë e lartë të komunitetit shqiptar në Mal të Zi.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e djeshme ku një grup shqiptarësh nga Peja janë sulmuar në Mal të Zi me gurë nga disa shtetas serb. Fatmirësisht gjatë sulmit nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora meliza haradinaj stublla sulmohet autobuzi ne mal te zi meliza haradinaj stublla sulmohet autobuzi ne mal te zi

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2021, 17:39

TIRANË– Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se nuk i nënçmon bisedimet me Serbinë por nuk mund ...