Bota

Inovacion për maskat mbrojtëse, shkencëtarët fillojnë t’i kthejnë në përbërës për rrugë

18 Shkurt 2021, 17:44 Nga DOSJA
Inovacion për maskat mbrojtëse, shkencëtarët fillojnë

AUSTRALI- Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë inovative për të ulur ndotjen e planetit. Në lidhje me këtë shkencëtarët po i kthejnë maskat mbrojtëse në përbërës për të bërë rrugë. Euronews shkruan se rreth 6.8 miliardë maska të disponueshme të fytyrës janë duke u përdorur në të gjithë botën çdo ditë gjatë pandemisë.

Por një studim i ri nga Instituti i Teknologjisë Royal Melbourne (RMIT), Australi, ka gjetur një mënyrë për të ricikluar deri në 3 milion maska për çdo 1 kilometër të një rruge me dy korsi. Kjo mund të kursejë deri në 93 ton mbeturina. Ky lloj kërkimi është i pari që bëhet për të hetuar potencialin e përdorimit të maskave të disponueshme kirurgjikale në ndërtimin.

“Ky studim fillestar shikoi mundësinë e riciklimit të maskave me përdorim të vetëm në rrugë dhe ne u entuziazmuam kur gjetëm që jo vetëm funksionon, por gjithashtu jep përfitime të vërteta nga inxhinieria“, thotë autori Dr Mohammad Saberian.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mohammad saberian riciklimi i maskave ne rruge royal melbourne mohammad saberian riciklimi i maskave ne rruge royal melbourne

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2021, 17:39

TIRANË– Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se nuk i nënçmon bisedimet me Serbinë por nuk mund ...