Bota

Emilia Rexhepi bën DENONCIMIN e fortë: Deputetët boshnjakë në Kosovë u zgjodhën nga Vuçiç, plani i tyre ishte të fiton

18 Shkurt 2021, 18:32 Nga DOSJA
Emilia Rexhepi bën DENONCIMIN e fortë: Deputetët boshnjakë

KOSOVË– Kryetarja e Partisë së re Demokratike në Kosovë, e cila përfaqëson komunitetin boshnjak, Emilia Rexhepi , ka dhënë një intervistë për gazetën e Bosnjë e Hercegovinës, “Politiçki”.

Gjatë intervistës, Rexhepi ka thënë se në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, Vuçiçi me ndikimin e tij ka zgjedhur 2 deputetë boshnjakë në Kosovë.

Sipas informacioneve që kemi nga KQZ-ja, mandatet u fituan nga Adrijana Hoxhiq dhe koalicioni Vakat. Ky ka qenë nja plan i Listës Serbe që përmes Adriana Hoxhiqit, e cila ka qenë në marrëveshje prej 20 vjetësh me ta dhe me Rasim Demirin e Vakatit, i cili u hoq nga lista e kandidatëve për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Plani i tyre ishte të fitonin tri vendet tona dhe kjo mund të shihet votat e tyre janë vetëm në komunat serbe në Kosovë. Ne nuk ia shesim askujt identitetin tonë kombëtar dhe vazhdimisht, në mënyrë dinjitoze dhe të ndershme kemi luftuar për të drejtat tona, duke pohuar veten përmes institucioneve të Kosovës, duke mbrojtur të drejtat e popullit boshnjak që Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton . Dhe kështu ne do të vazhdojmë me strategjinë dhe vizionin tonë, duke mos lejuar asnjë ndikim nga shtetet e tjera”, ka thënë Redzepi.

Për gazetën boshnjake, ish-ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se pret të jetë përsëri në bashkëpunim me Vetëvendosjen.

Unë kam qenë ministre në Qeverinë e Albin Kurtit dhe e falënderoj për besimin që ma dha. Ne jemi e vetmja parti politike që nuk kemi votuar për përmbysjen e Qeverisë në kohën e vështirë të pandemisë. Kemi bashkëpunim të mirë me Vetëvendosjen edhe në Prizren, ngase jemi edhe në koalicion. Me siguri do të jemi edhe më të fortë tani për shkak të parimeve që treguam dhe qëndruam në opozitë së bashku me të vetëm ne, të gjithë të tjerët votuam për rrëzimin e Qeverisë. Sigurisht se do të jemi pjesë edhe e Qeverisë së ardhshme”, tha kryetarja e NDS0-së.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora emilia rexhepi zgjedhjet ne kosove emilia rexhepi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2021, 17:39

TIRANË– Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se nuk i nënçmon bisedimet me Serbinë por nuk mund ...