Bota

Kryeministri i Gjeorgjisë jep dorëheqjen pasi Gjykata dënon kundërshtarin e tij me burg 

18 Shkurt 2021, 19:18 Nga DOSJA
Kryeministri i Gjeorgjisë jep dorëheqjen pasi Gjykata dënon

GJEORGJI- Kryeministri gjeorgjian Xhorxh Gakharia njoftojë se do të japë dorëheqjen ditën e sotme. Euronews shkruan se Gakharia e bëri këtë gjë duke kritikuar një vendim të gjykatës për të urdhëruar arrestimin e kundërshtarit të tij të opozitës. Në lidhje me dorëheqjen ai tha se e mori këtë vendim në mënyrë që të mos e çonte vendin në një  “përshkallëzim politik”.

Një gjykatë në kryeqytet dha një kërkesë për të vendosur kryetarin e partisë Lëvizja Kombëtare e Bashkuar (UNM) Nika Melia, në paraburgim për akuzat e nxitjes së “dhunës masive” në protestat anti-qeveritare në 2019. Nëse ai dënohet mund të përballet me 9 vite burg. 

Opozita në lidhje me këtë vendim të gjykatës thotë se lëvizja është e motivuar politikisht dhe se është një gjueti shtrigash, nga partia qeverisëse, gjë që të cilën Kryeministri e ka muohuar.

“Unë kam marrë vendimin për të lënë detyrën. Vendimin i gjykatës është rrezik për shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë dhe që rrit polarizimin politik të vendit,“tha Gakharia.

Ndërkohë që Melia vendimin e gjykatës dhe akuzat e prokurorisë kundër tij i konsideroj si “marrëzi gjyqësore” dhe “të paligjshme”.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota nika melia xhorxh gakharia nika melia xhorxh gakharia

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2021, 17:39

TIRANË– Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se nuk i nënçmon bisedimet me Serbinë por nuk mund ...