Aktualitet

Një javë pa përgjigje! Shefja e Epidemiologjisë në Berat: Ka ndodhur një ngatërresë me testimet e datës 12 shkurt, do t

18 Shkurt 2021, 16:17 Nga DOSJA
Një javë pa përgjigje! Shefja e Epidemiologjisë në

TIRANË– Shefja e shërbimit epidemiologjik Laura Kumaraku e ka cilësuar një ngatërresë vonesën e përgjigjes së tamponëve në qytetin e Beratit, ngjarje e denoncuar paraditen e sotme. në një video-komunikim, Kumaraku fillimisht shpjegon situatën teksa deklaron se gjatë muajit Shkurt janë kryer 1164 testime me Rapid-test nga ku 558 prej tyre kanë rezultuar “pozitiv” me metodën e testit të shpejtë.

Ndërsa me metidën PCR, janë testuar 415 persona dhe kanë rezultuar pozitivë 167 prej tyre. Mes fjalëve të saj, Kumaraku shton se ka një ngatërresë pasi përgjigjet e testimeve të kryera në datën 12 shkurt nuk kanë mbërritur akoma. Ajo thekson më tej se sapo të hidhen përgjigjet në sistem, pacientët do të lajmërohen.

“Unë jam Laura Kumaraku, shëfja e e shërbimit të Epidemiologjisë në Berat. Do t;ju paraqes një situatë të përgjithshme mbi numrin e testimeve që kemi kryer. Nga data 1 shkurt deri dje kemi kryer 1664 me testin e shpejtë dhe kanë rezultuar pozitiv 558 prej tyre. Përqindja e pozitivitetit është 48%e r asteve. Me metodën e PRC-së janë testuar 415 persona dhe kanë rezultuar 167 pozitiv prej tyre. Jemi në pritje të përgjigjeve nga data 16. Ka ndodhur një ngatërrese, sepse kemi përgjigjet e datës 12 pa marrë. Por pas komunikimeve me ISHP këto rezultate janë duke u hedhur në sistem. Janë analizuar nga laboratori dhe në momentin që të hidhen në sistem, pacientët do të njoftohen për përgjigjen e tyre. Të gjitha testet referohen përmes mjekut të familjes. Është mjeku ai që vendos se çfarë testi do të kryesh,”– thotë ajo ndër të tjera.

Ngjarja u denoncua paraditen e sotme. Në Berat vetë mjekët raportuan se janë në rrezik pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga tamponat që kanë nisur ditë më parë. Testet e Covid-19, janë kryer në datën 12 Shkurt dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë përgjigje. Kjo ka bërë që njerëzit që kanë kryer tamponin të ankohen në zyrat e këtij institucioni për vonesat në ardhjen e përgjigjeve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet laura kumaraku mungesa e pergjigjeve te tamponeve laura kumaraku mungesa e pergjigjeve te tamponeve

Sondazh

Poll