Aktualitet

U proceduan penalisht për informacion të rremë! Me lot në sy flasin dy vajzat e Rifat Lalos: Nuk duam ta politizojmë, kërk

18 Shkurt 2021, 13:10 Nga DOSJA
U proceduan penalisht për informacion të rremë! Me lot në sy

TIRANË– Dy vajzat e të ndjerit Rifat Lalo, kanë folur pasi u proceduan penalisht nga policia, me pretendimin se kishin përhapur informacion të rremë. Në një intervistë për “Neës 24”, ato kanë treguar me detaje të gjithë kalvarin e dhimbjeve pas infektimit me Covid-19 të babait të tyre.

Adita dhe Ina Lalo thanë se ekipi i parë nuk dispononte as oksimetër për t’i matur babait nivelin e oksigjenit në gjak. Ato treguan se ka qenë ora 14.00 e mesditës së ditës së hënë dhe jo 16.30 si deklaron drejtoria e QSUT në deklaratën e shpërndarë për mediat, si dhe shtojnë se i ati ka qëndruar në ambulancë deri në orën 5 pasdite.

Erdhi grupi i urgjencës nuk kishte oksimetër na pyetën neve nëse kemi. Na thanë xhaxhi është top, mbajeni në shtëpi, merrni edhe oksigjen në shtëpi, thanë përdorni edhe Remdesivir. Pastaj mora edhe një ambulancë tjetër që e shoqëruan për të bërë analiza. Kemi shkuar rreth orës 2 në spital, shikoja ambulancat që nuk lëviznin, por kishte shkuar ora 5, ka qëndruar rreth 3 orë duke pritur”, – thanë motrat.

Më pas ato thonë se kanë nisur përplasjet me mjeken Migena Qato, pasi babai i tyre u lutej përmes telefonit që ta nxirrnin nga spitali, pasi e kishin lënë në të ftohtë.

Dy vajzat e të ndjerit Rifat Lalo i kërkojnë Spitalit Infektiv t’u dorëzojë dosjen e plotë me diagnozën dhe protokollin e trajtimit në spital të babait të tyre përfshirë diskun e skanerit.

Kërkojmë dosjen komplet, jo epikrizën”,- thanë ato.

Adita dhe Ina Lalo kanë përgënjeshtruar edhe fjalët e kryeministrit Edi Rama duke argumentuar se denoncimi në media për gjithçka kanë përjetuar në derën e infektivit nuk ka asgjë politike dhe kërkojnë të dalë vetëm e vërteta.

Nuk duam ta politizojmë, kërkojmë të vërtetën për të hequr brengën që ne kemi brenda vetes”,- thonë ato me lot në sy.

‘E lanë në karrige, s’e prekën me dorë!’/ U vdiq babai në QSUT, dy vajzat nuk e ‘kyçën gojën’, Policia nis hetimet: Përhapën informacione të rreme për mjeken Migena Qato

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adita dhe ina lalo denoncimi i motrave rifat lalo adita dhe ina lalo denoncimi i motrave rifat lalo

Sondazh

Poll