Aktualitet

Arrestohet Adolf Gjaci, tentoi të grabiste banesën në Roskovec bashkë me tre të tjerë, i plagosi kushëririn pronarit të

18 Shkurt 2021, 14:59 Nga DOSJA
Arrestohet Adolf Gjaci, tentoi të grabiste banesën në Roskovec

FIER– Një 30-vjeçar i identifikuar si Adolf Gjaci, banues në Mirditë ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka tentuar të grabisë shtëpinë e Arben Çepeles, ngjarje e ndodhur më 10 shkurt të këtij viti. Mësohet se Gjaci, banues në Mirditë, është arrestuar tetë ditë pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i plagosur edhe kushëriri i Çepeles.

Bashkë me tre persona të tjerë, Gjaci u fut për herë të dytë në shtëpinë e Arben Çepeles në Roskovec dhe tentoi ta grabiste. Fakti që i biri i Çepeles jeton në Britani të Madhe duket se “josh” elementët kriminalë në zonë, duke e bërë të “preferuarin e tyre” për t’i mësyrë në shtëpi.

Në momentin që ndodhi grabitja, pronari i shtëpisë, 65 vjeç, ndodhej në lokalin e të afërmit të tij, 40-vjeçarit me të njëjtin emër e mbiemër, Arben Çepele. Rastësisht ka parë kamerat dhe ka pikasur personat që kishin hyrë për ta grabitur dhe më pas njoftoi kushëririn e tij.

Të dy bashkë shkuan në shtëpi të ndalonin grabitësit dhe dhe si pasojë e përplasjes me grupin e grabitësve mbeti i plagosur 40-vjeçari. Gjatë verifikimit të kamerave të sigurisë policia identifikoi Elis Bushin, një nga grabitësit dhe bëri arrestimin e tij. Bushi është lënë në burg tashmë, ku do t’i bashkohet edhe Gjaci. Që ngjarja të konsiderohet komplet e mbyllur, mbeten edhe dy grabitësit e tjerë për tu vënë në pranga. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adolf gjaci arben çepele arrestohet adolf gjaci grabitje ne roskovec adolf gjaci arben çepele arrestohet adolf gjaci grabitje ne roskovec

Sondazh

Poll