Takoi Luftar Reçin, merret nën hetim zyrtari i lartë i Burgjeve, si iu zbulua emri pas kontrollit të librave, shkoi nga Tira
18 Shkurt 2021, 15:41Nga DOSJA
TIRANË– Një zyrtar i lartë i Burgjeve është vënë në hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi akuzohet se ka zhvilluar një takim me Luftar Reçin, të dënuarin që ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë.
Reçi është i penduari i drejtësisë që zbërtheu dy nga vrasjet më të bujshme të vitit 2005, atë të Klodian Saliut dhe të biznesmenit Vajdin Lamaj. Dosja.alka mësuar se emri i zyrtarit të lartë ka dalë pas një hetimit të nisur nga Prokuroria e Tiranës, pas një kallëzimi të bërë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
Pas zbulimit të sendeve të paligjshme që u zbuluan në burg, në librat që regjistrojnë hyrjet dhe daljet në IEPV, u zbulua se një nga drejtuesit e njërit prej burgjeve kishte shkuar në Korçë, konkretisht në burgun e Drenivës. Aty ka zhvilluar edhe një takim për 20 minuta me të penduarin e drejtësisë, Luftar Reçi.
Takimi është zhvilluar dy muaj më parë pasi Reçi ishte marrë në mbrojtje nga drejtësia, pas vendimit të tij për të bashkëpunuar me SPAK dhe për të zbardhur emrat e të përfshirëve të vrasjen e Saliut dhe të biznesmenit Lamaj.
Tashmë SPAK po heton dhe kërkon të zbardhë bisedën e zhvilluar mes zyrtarit të lartë dhe Reçit, apo arsyen që e bëri zyrtarin të shkonte deri në Drenovë për të zhvilluar këtë takim.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- 916 persona janë gjobitur me 30 mijë lekë të vjetra për shkak se nuk kanë vendosur maskën e cila në vendin tonë prej muajsh është bërë e detyruesh...
TIRANË– Nga dita e hënë nxënësit e shkollave fillore dhe ato të mesme do të rikthehen sërish në banka. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit,...
TIRANË– Dy vajzat e të ndjerit Rifat Lalo, kanë folur pasi u proceduan penalisht nga policia, me pretendimin se kishin përhapur informacion të rremë. Në nj...
TIRANË– Mjeku që do të kryente vaksinën e parë në qytetin e Vlorës, Pirro Begaj dhe humbi ndjenjat mëngjesin e sotëm, është nisur me urgjencë për në Tiranë...
TIRANË– Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal për dy motrat Lalo, të cilat akuzohen se kanë përhapur informacione të rreme për mjeken e QSUT-së, Mige...
Në orët e para të mëngjesit të 15 shtatorit, qindra oficerë policie – përfshirë skuadra të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, me asistencën e Europol dhe Eurojus...