Aktualitet

Aksident në rrugën Elbasan-Tiranë, plagosen dy shoferët e mjeteve, nisen me urgencë në spital

18 Shkurt 2021, 16:15 Nga DOSJA
Aksident në rrugën Elbasan-Tiranë, plagosen dy shoferët e

TIRANË– Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Burime bëjnë me dije se në aksident janë përfshirëdy makina ndërkohë janë plagosur shoferët e mjeteve, të cilët për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

TopChannel, ka siguruar foto nga aksidenti ku shihet se të dy makinat pothujse janë shkatërruar ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Njëra nga makinat është copëtuar në pjesën e përparme, kurse tjetra është dëmtuar më shumë në atë të pasme.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku po zbardh dhe rrethanat e aksidentit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksident ne elbasan

Sondazh

Poll