Aktualitet

Policia bëhet problem në Tiranë, makinat e sekuestruara mbahen në rrugë, pengojnë lëvizjen

18 Shkurt 2021, 15:53 Nga DOSJA
Policia bëhet problem në Tiranë, makinat e sekuestruara mbahen

TIRANË- Makinat që do të shihni në pamjet e mësipërme janë sekuestruar nga policia e Tiranës dhe ndodhen përballë komisariatit numër 3. 

Autoritetet policore i kanë braktisur duke i parkuar pranë ambasadës polake, në rrugën e Bogdanëve duke e bllokuar atë. Ky segment është vetëm me një kah lëvizjeje dhe i vetmi që të nxjerr në rrugën e Durrësit. Makinat qëndrojnë këtu prej disa muajsh duke vështirësuar edhe lëvizjen e qytetarëve.

Vet qytetarët shprehen se makinat e sekuestruara po u vështirësojnë qarkullimin në atë rrugë, por duke shkaktuar probleme edhe tek bizneset.

Probleme nga parkimi i këtyre automjeteve u janë shkaktuar edhe kompanive të cilat po merren me rikonstruksionin e rrugës.

Prej vitesh me radhë, policia ka dështuar në planin e gjetjes së një vendi të posaçëm për parkimin e automjeteve të sekuestruara, duke i lënë ato rrugëve të kryeqytetit.

Marrë nga: TopChannel

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll