Aktualitet

Theu masën “arrest shtëpie”, prangoset 47-vjeçari në Kukës

18 Shkurt 2021, 15:17 Nga DOSJA
Theu masën “arrest shtëpie”, prangoset 47-vjeçari

KUKËS– Një 47-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Sipas njoftimit të policisë, efektivët kanë pikasur 47-vjeçarin jashtë shtëpisë ku ishte lënë në masën ‘arrest m burg”. Ai është vënë në pranga dhe është kthyer në qeli.

Njoftimi i policisë Kukës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e shtetasit Y. A., 47 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, jashtë banesës së tij, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest  në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestihet 47 vjecari ne kukes kukes arrestihet 47 vjecari ne kukes kukes

Sondazh

Poll