Aktualitet

Policia i shkoi deri në banesë, nuk e gjeti të karantinuar, 35-vjeçari me COVID në Fier gjobitet me 700 mijë lekë

18 Shkurt 2021, 12:52 Nga DOSJA
Policia i shkoi deri në banesë, nuk e gjeti të karantinuar,

FIER– Policia e Fierit, gjatë kontrollit që ka ushtruar në banesën e një 35-vjeçari i cili është i infektuar me Covid ka vënë re se ai kishte thyer karantinën. 35-vjeçari me inicialet B.D nuk ndodhej në banesë në momentin që policia ka qënë prezente, duke u bërë kështu rrezik për njerëzit e tjerë. Policia i vendosi masën administrative në vlerën 700.000 lekë.

NJOFTIMI:

Theu karantinën duke dalë nga shtëpia, procedohet penalisht nga Policia një shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.Në vijim të kontrolleve të herëpasëherëshme në banesat e të prekurve nga COVID-19, me qëllim kontrollin për respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19, ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, proceduan penalisht shtetasin B. D., 35 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk u gjend në banesën e tij, ndërkohë që rezulton i infektuar me Sars-Cov-2.Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.Policia e Fierit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, të prekurit nga COVID-19 të respektojnë detyrimisht vetëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 35-vjecari thyen karantinen ne fier policia ne fier 35-vjecari thyen karantinen ne fier policia ne fier

Sondazh

Poll