Sport

VIDEO / Dortmundi shumë i fortë për Seviljen, e mund 3-2 në “shtëpi”

17 Shkurt 2021, 20:57 Nga DOSJA
VIDEO / Dortmundi shumë i fortë për Seviljen, e mund 3-2 në

SPANJE – Sot është dita e dytë e ndeshjeve të Champions League. Në përballjet e kësaj së mërkure, Sevilja pret Dortmundin në një ndeshje, e cila që në pjeësn e parë ka prodhuar gola dhe emocione të forta.

Vendasit gjetën golin e avantazhit me anë të Susos në minutën e 7-të, por festa andaluziane ka zgjatur pak.

Verdhezinjtë nga Gjermania rikthyen barazpeshën 12 minuta më vonë. Mahmoud Dahoud mori një pasim nga Haland dhe dhuroi një goditje fantastike.

Pa u mbyllur 45 minutat e para në “Estadio Ramón Sánchez Pizjuán”, Dortmundi përmbys gjithçka.

Në minutën e 27-të një inkursion fantastik i Erlig Haland dhe kombinimi i bukur me Jadon Sancho sjell finalizimin e bomberit nordik. Në minutën e 43-të ështe po Haland që çon shifrat në 3-1 për Dortmund.

Në pjesën e dytë pavarësisht tentativës së vendasve, e vetmja gjë që arritën të bënin ishte ngushtimi i diferencës në 3-2, duke mos mjaftuar për të evituar humbjen.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 17 Shkurt 2021, 17:26

Florian Marku gati për përballjen në “Wembley”

ANGLI – Boksieri shqiptar Florian Marku do ta zhvillojë një përballje shumë të rëndësishme këtë fundjavë. Ai do të përballet me Charltonin të shtunën në “Wemble...