Aktualitet

I veshur me xhupin e punës e me radio-marrëse në dorë! Si i dedikohej Armando Beqiri punës dhe kompanisë, pse ka dyshime p

18 Shkurt 2021, 11:56 Nga DOSJA

ISLANDË– Kur kanë kaluar dy ditë nga vrasja e Amando Beqirit në derën e shtëpisë së tij në Islandë, autoritetet vendase ende nuk kanë një emër për autorin. Edhe pse janë arrestuar 7 persona, ende askush nuk pranon se kanë kryer vrasjen ose se e kanë urdhëruar. Dyshimet kanë rënë edhe tek ortakët e Beqirit, me të cilët kishte krijuar kompaninë “Top Guard ehf.”.

Pronarët e kompanisë janë Vladimir Avramovic dhe Goran Kristján Stojanovic, megjithatë ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë, edhe pse janë në listën e të dyshuarve. Kompania, sipas mediave vendase, kohët e fundit kishte korrur sukses, duke u zgjedhuar.

Në profilin zyrtar të faqes nuk duken askund pronarët e tjerë veç 33-vjeçarit shqiptar. Me radio-marrëse në dorë ai ka pozuar disa herë para kamerave.

Beqiri u vra pak minuta para mesnatës së të shtunës, pasi parkoi makinën e tij në garazh, dhe po i drejtohej derës kryesore të banesës ku e priste gruaja shtatzënë dhe me fëmijën 15 muajsh. Nga pas iu afrua një makinë, nga e cila një person e qëlloi me pesë plumba në qafë dhe kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armando beqiri vritet armando beqiri armando beqiri vritet armando beqiri

Sondazh

Poll