Aktualitet

Vonesa me përgjigjet e tamponeve në Berat, mjekët: Jemi në rrezik ne dhe shëndeti i pacientëve! Shefja Kumaraku: Është n

18 Shkurt 2021, 11:50 Nga DOSJA
Vonesa me përgjigjet e tamponeve në Berat, mjekët: Jemi në

BERAT– Në Berat mjekët raportojnë se janë në rrezik pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga tamponat që kanë nisur ditë më parë.

Testet e Covid-19, janë kryer në datën 12 Shkurt dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë përgjigje. Kjo ka bërë që njerëzit që kanë kryer tamponin të ankohen në zyrat e këtij institucioni për vonesat në ardhjen e përgjigjeve.

Sipas mjekëve epidemiologë, vonesat prej 7-ditësh në mbërritjen e përgjigjeve të tamponëve, jo vetëm që përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të pacientit, i cili nuk mund të marrë mjekimin e duhur pa ditur nëse është “pozitiv” apo jo por edhe rrezikojnë hetimin epidemiologjik të rasteve të tij të kontaktit, hetim që nuk mund të kryehet dot pa ardhur përgjigjia e testit të pacientit.

Nga ana tjetwr, shefja e shërbimit epidemiologjik Laura Kumaraku e ka cilësuar një ngatërresë vonesën e përgjigjes së tamponëve në qytetin e Beratit. Kumaraku shprehet se ka një ngatërresë pasi përgjigjet e testimeve të kryera në datën 12 shkurt nuk kanë mbërritur akoma. Ajo thekson më tej se sapo të hidhen përgjigjet në sistem, pacientët do të lajmërohen.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mjeket ne berat mungesa e pergjigjeve te tamponeve spitali berat mjeket ne berat mungesa e pergjigjeve te tamponeve spitali berat

Sondazh

Poll