Aktualitet

‘Poet i rrallë, i puthur nga muza’/ Erion Kristo mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Lefter Çipës: Rrojti sa de

18 Shkurt 2021, 10:59 Nga DOSJA
‘Poet i rrallë, i puthur nga muza’/ Erion Kristo mesazh

TIRANË– Pedagogu Erion Kristo ka shkruar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të poetit Lefter Çipa. Në ‘Facebook’ ai shkruan se Çipa ishte një poet i rrallë dhe i puthur nga muza. Kristo kujon momentin kur poeti ka qënë i ftuar në një festival në të cilin kaloi pak kohë me të. Ai shkruan se nuk e ka harruar kurrë atë ditë dhe as mrekullinë e vargjeve të tij.

MESAZHI:

U largua nga jeta bardi Lefter Çipa. Poet i rrallë dhe i puthur nga muza. 79 vjeç. Rrojti sa deshi me këngë në buzë. Shumë pak kam ndenjur me të, por aq mjaftoi. Portret i skalitur nga dhimbja e poezisë. Atdhetar i rrallë. I ftuar nga Poeteka Albania në një nga festivalet e panumërta të organizuara, kalova kohë me të. Njëdizaj, isha me Dodën, poliglotin dhe filologun. Po shpjegonte në disa gjuhë të botës domethëniet e poemave homerike. Ishim te Amfiteatri i Durrësit, brenda, mbi shkallë. Lefteri kaloi poshtë shkallëve. Ngriti kokën, dëgjoi Dodën dhe ia priti me zë të lartë: “Lëre të mençurin në rrugën e vet!” Nuk e kam harruar kurrë atë thënie. As mrekullinë e vargjeve të tij. As Lefterin.

Çipa, i njohur si “princi” i polifonisë ndërroi jetë mëngjesin e sotëm pasi prej më shumë se një viti luftonte me një sëmundje të rëndë. (Shiko këtu)

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion kristo lefter çipa vdes lefter çipa erion kristo lefter çipa vdes lefter çipa

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2021, 09:42

VLORË–1500 doza për 745 bluza të bardha u dorëzuan sot në qytetin e Vlorës ku nisi vaksinimi me mjekët dhe infermierët e parë. Vaksinimi nisi në ambientet ...