Aktualitet

‘Infermierja i hoqi oksigjenin’/ Denoncimi i qytetarit, drejtori i spitalit në Shkodër: S’janë të fushës që ta kupto

18 Shkurt 2021, 11:10 Nga DOSJA
‘Infermierja i hoqi oksigjenin’/ Denoncimi i qytetarit, drejtori i

SHKODËR– Drejtor i Spitalit Rajonal të Shkodrës, i cili ka hapur edhe pavionin për të sëmurët me COVID-19, Ardian Dajti i është përgjigjur akuzave të qytetarit që denoncoi dje për shërbimin e dobët ndaj xhaxhait të tij. (Shiko këtu)

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Dajti tha se aparatet, që i riu pretendonte se i ishin hequr xhaxhait, nuk ishin të oksigjenit. Megjithatë shtoi se i mirëkuptonte familjarët pasi nuk kishin njohur në lidhje me fushën. Ndër të tjera, ai bëri me dije se spitali ka 90 shtretër për pacientët e infektuar dhe në ndihmë të tyre do të jenë 11 mjekë të specializuar në fusha të ndryshme.


PJESË NGA INTERVISTA: 

Pyetje: Ka kapacitete dhe gjithë shtretërit kanë pajisjet e oksigjenimit?

Dajti: E hedh poshtë me mirësjellje pretendimin e familjarit. Nuk janë të fushës që ta kuptojnë. 90 shtretër kanë oksigjen të instaluar. I kemi vendosur priza oksigjeni edhe tek shërbimi i pneumonoligjisë që do merren me post-COVID. Shohin aparturat e tjera që masin tensionin, janë të lëvizshme, por nuk do të thotë që hiqen. Deri tani janë të mjaftueshme.

Pyetje: Është rritur kërkesa për shtrime?

Dajti: Ka mundësi sepse sëmundshmëria është e vërtetë absolute. Fakti që është deklaruar spital COVID kërkojnë ndihmë, por trendi i rasteve që kërkojnë ndihmë është thuajse i njëjtë. Ka pasur në urgjencë 55 raste, 12 kanë kërkuar ndihmë për COVID. Ne repartet e patologjitë që kanë nevojë janë në aktivitet normal.

Dajti: Janë 4 infeksionistë, 3 pneumolog dhe 4 reaminator.

Pyetje: Do marrë pacientë vetëm nga qarku?

Dajti: Jemi spital rajonal, i shpërbejmë Pukës, Malësisë së Madhe dhe Vaut të Dejës. Rasti i pari i Pukës po trajtohet këtu. Mund të konvertohet në një rast tjerër.

Pyetje: Janë trajtuar më parë me COVID këtu në spitalin e Shkodrës?

Dajti: Kemi pasur një sistem triazhimi, kemi bërë ekzaminimi, kemi bërë tampone. I vetmi grup që është trajtuar kanë qenë rastet shumë të rënda.

Dje, dy ditë pas hapjes së spitalit rajonal të Shkodrës si spital COVID për t’ju shërbyer personave të prekur, një denoncim erdhi nga një qytetar, i cili pretendonte se xhaxhait të tij i kishin hequr oksigjenin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dajti shkoder spitalet rajonale spitali i shkodres ardian dajti shkoder spitalet rajonale spitali i shkodres

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2021, 09:42

VLORË–1500 doza për 745 bluza të bardha u dorëzuan sot në qytetin e Vlorës ku nisi vaksinimi me mjekët dhe infermierët e parë. Vaksinimi nisi në ambientet ...