Aktualitet

Rriten rastet e fëmijëve të prekur me Covid, gjatë 24 orëve shtrohen në Pediatrinë Infektive 8 të mitur, dy në terapi i

18 Shkurt 2021, 11:11 Nga DOSJA
Rriten rastet e fëmijëve të prekur me Covid, gjatë 24

TIRANË– Rastet e personave të prekur me Covid nuk janë rritur ndjeshëm vetëm te të rriturit por dhe te fëmijët. Raportohet se brenda 24 orëve në pediatrinë Infektive janë shtruar 8 fëmijë të infektuar.

Dy prej fëmijëve të infektuar me Covid janë në gjendje të rëndë dhe aktualisht ndodhen në terapi intensive. Numri i të miturve të prekur nga virusi në vendin tonë ka kapur shifrat e 2000.

Këtë e pohoi mbrëmjen e djeshme dhe pediatrja Gjeorgjina Kuli gjatë emisionit ‘Open’. Ajo tha se numri i shtretërve në pediatri për fëmijët e infektuar, po ezaurohet si dhe ka pasur raste të shumta të fëmijëve të shtruar, madje disa në gjendje kritike. Kuli tha se të porsalindurit dhe bebet e vogla mund të kenë rëndesë në rrugët e frymëmarrjes dhe në mushkëri.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne shqiperi pediatria ne qsut covid ne shqiperi pediatria ne qsut

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2021, 09:42

VLORË–1500 doza për 745 bluza të bardha u dorëzuan sot në qytetin e Vlorës ku nisi vaksinimi me mjekët dhe infermierët e parë. Vaksinimi nisi në ambientet ...