Aktualitet

Sherr mes dy personave në Shkodër! Nxjerrin armët por nuk qëllojnë, përdoret ‘qyta’, një i plagosur

18 Shkurt 2021, 11:31 Nga DOSJA
Sherr mes dy personave në Shkodër! Nxjerrin armët por nuk

SHKODËR– Një përleshje e nisur nga një konflikt i çastit ka sjellë një të plagosur në Shkodër. Dy persona, njëri ende i paidentifikuar, janë përplasur fizikisht në lagjen e njohur si ‘Parrucë’.

Në sherr e sipër, ata kanë nxjerrë armët por fatmirësisht nuk kanë shtënë me to, edhe pse janë përdorur për të shkaktuar dëm.

30-vjeçari Kujtim Binaku, nga të përfshirët në sherr është goditur disa herë me qytën e pistoletës në fytyrë nga shoku i tij, duke përfunduar në spital. Nuk dihen detaje lidhur me gjendjen apo dëmtimet që ka marrë. 

Ndërkohë Policia e Shtetit pas marrjes së denoncimi është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. 

vijon…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje në shkodër shkoder plagosje në shkodër shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2021, 09:42

VLORË–1500 doza për 745 bluza të bardha u dorëzuan sot në qytetin e Vlorës ku nisi vaksinimi me mjekët dhe infermierët e parë. Vaksinimi nisi në ambientet ...