Aktualitet

E kaloi virusin 6 muaj më parë, sot vaksinohet edhe Silva Bino/ Manastirliu: Procesi do të vijojë edhe në Sarandë e Gjirok

18 Shkurt 2021, 10:54 Nga DOSJA
E kaloi virusin 6 muaj më parë, sot vaksinohet edhe Silva Bino/

TIRANE– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar sot se në Vlorë vaksinimi do të vijojë me 150 deri në 200 mjekë dhe infermierë të vaksinuar në ditë. Ministrja gjithashtu i parashtroi kryeministrit një pjesë të planit të vaksinimit që siç tha, procesi do të shtrihet edhe në Sarandë e Gjirokastër. Një tjetër moment interesant i transmetuar në ERTV ishte vaksinimi i shefes së Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino e cila do të vaksinohet në Vlorë. Edhe pse e kaloi virusin gati 6 muaj më parë, Bino do të vaksinohet sot.


BISEDA E ERTV: 

Ogerta Manastirliu: Kemi menduar që të vaksinohen çdo ditë 150 deri në 200 mjekë. Kemi menduar meqë është largësia të hapim një pikë vaksinimi edhe në Gjirokastër. Në ditët e para të kësaj jave janë vaksinuar më shumë se 600 mjekë dhe infermierë. 

Silva Bino: Sot në Vlorë, nesër në Fier, në Gjirokastër do të nisim me shtëpitë e të moshuarve. Nuk kemi humbur asnjë dozë.

Mjeku: Doktoresha e ka me qejf Vlorën se ka vendosur që të vaksinohet sot këtu. Po skepticizëm ka?

Silva Bino: Nuk ka skepticizëm, shumë pak, vetëm ata që e kanë kaluar ua kanë lënë radhën të tjerëve. Duhet punuar dhe të shohim grupet e tjera të popullatës. Nuk kemi pasur asnjë reaksion anësor, nuk kemi pasur probleme. 

Lajmi kryesor: Vlora nis vaksinimin e bluzave të bardha, kryevaksinuesit i bie të fikët/ Rama: Do të vaksinojmë personalitetet mbi 80 vjeç, Meta s’është më president, vjen këtu natën dhe me makina joshtetërore (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama silva bino vaksinohet silva bino edi rama silva bino vaksinohet silva bino

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2021, 09:42

VLORË–1500 doza për 745 bluza të bardha u dorëzuan sot në qytetin e Vlorës ku nisi vaksinimi me mjekët dhe infermierët e parë. Vaksinimi nisi në ambientet ...