Aktualitet

Gjendet një zarf bosh me emrin e pacientes në zyrën e Edvin Priftit, merret në pyetje nga SPAK gruaja e shtruar në spital

18 Shkurt 2021, 10:12 Nga DOSJA
Gjendet një zarf bosh me emrin e pacientes në zyrën e Edvin

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për mjekun Edvin Prifti. Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se në zyrën e doktorit është gjetur një zarf bosh i cili lart mbante të shënuar emrin e një pacienteje.

Mësohet se pacientja, emri i së cilës ende nuk është bërë i ditur, është ende e shtruar në spital. Ajo është marrë në pyetje nga SPAK.

Sot u bë publike dhe kërkesa e depozituar nga mjeku në GJKKO ku kërkonte që ti ktheheshin paratë e sekuestruara si dhe të rrëzohej vendimi që është dhënë për të pasi nuk ka prova të mjaftueshme për ta mbajtur pas hekurave.

PËRSE U ARRESTUA MJEKU?

Mjeku Edvin Prifti u la pak ditë më parë në burg, pasi Prokuroria i shtoi akuzën për pastrimin e parave. Emri i tij doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, prej të cilit edhe u prangosën 9 persona, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Në përgjime rezultoi se mjeku Prifti mori ryshfet nga sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën e sëmurë nga zemra.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edvin prifti edvin prifti

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2021, 07:56

ISLANDË– Shtatë është totali i personave të prangosur nga Policia islandeze për vrasjen e 33-vjeçarit shqiptar, Armando Beqiri. Tre persona u arrest...