Aktualitet

18 Shkurt 2021, 09:42 Nga DOSJA

VLORË–1500 doza për 745 bluza të bardha u dorëzuan sot në qytetin e Vlorës ku nisi vaksinimi me mjekët dhe infermierët e parë. Vaksinimi nisi në ambientet e Pallatit të Sportit të qytetit ku nën sloganin “Shqipëria Buzëqesh”, dhjetëra mjekë u vaksinuan. Ministrja Ogerta Manastirliu tha se do të vaksinohen çdo ditë 150 deri në 200 mjekë dhe se gjatë ditëve në vijim do të nisë procesi edhe në Sarandë e Gjirokastër.

Nisja e vaksinimit u parapri nga një incident ku kryevaksinuesit i ra të fikët dhe u transportua me urgjencë në spitalin e qytetit, për arsye shëndetësore që ende nuk dihen.

Me tejkalimin e ngjarjes, në Vlorë shkoi kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ku panë nga afër procesin. Rama u zotua se Vlora bashkë me të gjithë Shqipërinë do të vijojnë me ritme të shpejta vaksinimin e bluzave të bardha, pasi siç njoftoi vetë, në muajin mars, Pfizer do të sjellë 40 mijë doza vaksine në Shqipëri.

Kryeministri duket se i qëndron fort idesë për ti veçuar qytetarët dhe tha se personalitetet mbi 80 vjeç do të vaksinohen shumë shpejt, paralelisht me mjekët dhe infermierët. Kryeministri thumboi edhe kreun e shtetit Ilir Meta dhe tha se ai shkon në Vlorë me makina joshtetërore dhe jo ditën por natën.

Ndërkohë që vaksinimi në Vlorë nisi, nuk dihet sesi do të vijojë apo se kush do të jenë grupet dhe sesi do e marrin vaksinën. Megjithëse ishte planifikuar që Vlora të niste vaksinimin bashkë me Shkodrën që tri ditë më parë, procesi u shty pasi stafi ishte i patrajnuar. 

Shqipëria deri më tani ka marrë rreth 9 mijë doza të vaksinës Pfizer ndërsa jozyrtarisht mësohet se janë vaksinuar deri më tani 2313 vaksina kundër COVID, 620 prej të cilëve mjekë dhe infermierë që kanë marrë edhe dozën e dytë, ndërsa vetëm me dozën e parë janë vaksinuar 1693 persona.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vaksinimi ne vlore vaksinimi ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2021, 07:56

ISLANDË– Shtatë është totali i personave të prangosur nga Policia islandeze për vrasjen e 33-vjeçarit shqiptar, Armando Beqiri. Tre persona u arrest...