Politike

Erion Veliaj i vë vulën: PD-LSI po na sjellin të diskredituarit, ne të PS-së jemi morali i shoqërisë

18 Shkurt 2021, 11:19 Nga DOSJA
Erion Veliaj i vë vulën: PD-LSI po na sjellin të diskredituarit,

TIRANE– Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka nisur me tone të forta fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 prillti. Nga njësia 7 ku takoi banorë, por nuk dëgjoi pyetje, (lexo këtu rrëfimin e qytetarit), Veliaj sulmoi kundërshtarët si të padenjë. “Në Njësinë 7 kanë sjellë Agron Shehun, njeriu që regjistroi rezultatin më skandaloz për PD-në në 30 vite, në Vlorë. As vetë anëtarësia e PD-së nuk e votoi, lëre pastaj mbështetësit e simpatizantët, fare. Do të thotë se ata po riciklojnë në Tiranë të gjithë të lodhurit, të diskredituarit, të falimentuarit. Të gjitha rraqet po na i shesin sikur të ishin moda e fundit”, u shpreh Veliaj, ndërsa sulmoi edhe LSI-në.

“LSI ka sjellë Rimin nga Bulqiza, me vëllain e targave. Dosja e tyre në SPAK është më e madhe se sa gjatësia ime. Thonë t’i kthejmë kohët siç ishin. Ende te niveli i vjedhjes së targave jemi ne? Te niveli, jepi makinë vëllait të shkojë të tuajë në kazino? Ai nivel jemi? Kaq shumë e fyejnë Tiranën kur sjellin këta njerëz. Po kur sjellin Tit Fushën? Presidenti Meta është në siklet të madh, sepse që të zhbëhet reforma në drejtësi duhen vota në Parlament dhe të gjithë këtyre që ranë nga vakti, që nuk justifikuan dot pasurinë, u thotë merrni ndonjë mandat në Parlament që t’ia kthejmë reformën në drejtësi mbrapsht, Edi Ramës, Etildës dhe gjithë skuadrës tonë. Kjo është fyerja më e madhe që ata i bëjnë Tiranës, kur sjellin këta lloj personazhesh,” u shpreh ai.

Por, për Veliajn, ajo që ka më shumë rëndësi për t’ju thënë qytetarëve është fakti se Partia Socialiste është graviteti moral i shoqërisë shqiptare.

“Kur ke forcë morale, mund të kesh edhe forcë numerike. Si shpjegohet që vijnë vetëm nga PD, LSI dhe PDIU tek ne dhe asnjë nga ne nuk shkon tek ata?! Do të thotë që i gjithë vektori po shkon atje ku është e mira, atje ku është qendra e rëndesës, ku është graviteti moral i shoqërisë, dhe graviteti moral i shoqërisë tonë është Partia Socialiste e Shqipërisë,” u shpreh Veliaj.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj fushata per 25 prillin erion veliaj fushata per 25 prillin

Sondazh

Poll