Politike

Nis vaksinimi në Vlorë, Rama: Të dielën do të vazhdojmë me disa personalitete të moshave 80 vjeç e lart

18 Shkurt 2021, 10:00 Nga DOSJA
Nis vaksinimi në Vlorë, Rama: Të dielën do të

VLORE- Kryeministri Edi Rama shkoi sot në qytetin e Vlorës ku pa nga afër nisjen e vaksinimit. Kryeministri përsëriti dhe njëherë idenë e qeverisë se do të vaksinohen edhe një sërë personalitetesh. Rama tha se personalitetet mbi 80 vjeç do të vaksinohen paralelisht me bluzat e bardha, ndërsa përsëriti se dozat e tjera të Pfizer do të vijnë brenda marsit.


“Do shtrihet intensivisht në radhët e mjekëve dhe infermierëve. Dhe shumë shpejt të gjithë do jenë të vaksinuar. Do mbarojë shumë shpejt në shtëpitë e të moshuarve. Të dielën do të vazhdojmë disa personalitet 80 e lart që do të vaksinohen për të filluar me këtë kategori dhe ndërkohë vazhdojmë përpjekjet për të siguruar vaksina në vijim. Brenda muajin mars do kemi 40 mijë doza e para të Pfizer”,-tha Rama në Vlorë.

Lajmi kryesor: Vlora nis vaksinimin e bluzave të bardha, kryevaksinuesit i bie të fikët/ Rama: Do të vaksinojmë personalitetet mbi 80 vjeç, Meta s’është më president, vjen këtu natën dhe me makina joshtetërore (ZHVILLIMET)

(a.b;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama vaksinimi ne vlore edi rama vaksinimi ne vlore

Sondazh

Poll