Politike

Situata në spitale/ PD i përgjigjet Ramës: Me paratë që ka shpenzuar për ‘check up’ do i kishte rikonstruktuar të gji

18 Shkurt 2021, 10:16 Nga DOSJA
Situata në spitale/ PD i përgjigjet Ramës: Me paratë që

TIRANË– Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me gjendjen e spitaleve në vend. Pasi Rama publikoi foto nga spitali i Elbasanit, u shpreh se ishin përmirësuar duke mos i kursyer sulmet ndaj paraardhësve të tij, 8 vite më parë.

Por nga radhët e Partisë Demokratike nuk ka munguar përgjigjia, të cilët në reagimin e tyre zyrtar shkruajnë se me koncesionet e dhëna, Rama do të kishte rikonstruktuar të gjithë spitalet e vendit.

Me paratë që ka shpenzuar për check up korruptiv, pagesa për analiza fiktive dhe të pakryera, Edi Rama do kishte rikonstruktuar të gjitha spitalet në vend, do kishte paguar shifrat prej miliona lekësh që paguan shqiptarët për tu trajtuar nga covid 19. Por Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët. Rama e do mandatin e tretë që të vazhdojë të çojë paratë te ortakët e tij. Shqiptarët nuk mund të pranojnë më një kryemistër që punon për veten e tij. Me 25 prill fiton Shqipëria, humbet Rama,”-shkruhet në reagim.

Që prej fillimit të pandemisë, numri një i qeverisë Edi Rama ka përdorur si pjesë të retorikës së tij politike gjendjen e spitaleve, duke mos i kursyer akuzat ndaj paraardhsëve teksa përshkrunte gjendje të mjerushme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama partia demokratike edi rama partia demokratike

Sondazh

Poll