Farmacistët kërkuan që të jenë në grupet prioritare të vaksinimit/ Përgjigjet Ministria e Shëndetësisë: Kemi plan, fa
18 Shkurt 2021, 10:14Nga DOSJA
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer përgjigje kërkesës së bërë nga “Urdhëri i Farmacistëve”, lidhur me vaksinimin anti-COVID që ka nisur në vend. Më 4 shkurt ata kërkuan që të përfshihen ndër të vaksinuarit e parë për shkak të rrezikshmërisë me të cilën përballen çdo ditë. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u ka kthyer përgjigje, duke u shprehur se plani i vaksinimit është hartuar dhe se ata duhet që të presin radhën e tyre.
“Në përpjekje të kërkesës tuaj drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet së cilës kërkohet përfshirja e farmacistëve në grupet me prioritet në procesin e vaksinimit kundër COVID-19, ju bëjmë me dije se: Plani kombëtar i vaksinimit ndaj COVID-19 është hartuar nga ekspertë, specialistë në Istitutin e Shëndetit Publik në politikat e vaksinimit dhe është bazuar në rekomandimet ndërkombëtare në lidhje me vaksinimin. Vaksinimi ndaj COVID-19 po kryehet sipas fazave dhe grupeve të përcaktuara në këtë plan. Duke iu falenderuar për mirëkuptimin,“-shkruhet në përgjigje.
Në kërkesën e tyre pak javë më parë, Urdhri i Farmacistëve merrte shembullin se si Amerika, Kanadaja, Anglia apo Gjermania i kanë prioritet edhe farmacistët.
“Duam të dimë nga kjo Ministri, cilave rekomandime ndërkombëtare ju referohet saktësisht, pasi vende si Amerikë, Kanada, Angli, Gjermani farmacistin e kanë në ekipin prioritar për t’u vaksinuar, madje ata farmacistin dhe farmacinë, i shohin si profesionistë dhe institucione pjesëmarrëse në strategjinë e vaksinimit të popullatës,”-shkruhej në kërkesën e tyre.
Mesa duket farmacistët nuk bëjnë pjesë në grupin e “personaliteteve” që ka hartuar qeveria e kryeministrit Edi Rama, dhe do të duhet që ende t’u shërbejnë pacientëve të infektuar nga pandemia me rrezikun e infektimit.
(k.m.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORE- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot sërish presidentin e Republikës, Ilir Meta. Në një prononcim për mediat nga Vlora ku pa nga afër nisjen e vaksinimit...
VLORE- Kryeministri Edi Rama shkoi sot në qytetin e Vlorës ku pa nga afër nisjen e vaksinimit. Kryeministri përsëriti dhe njëherë idenë e qeverisë se do të vaks...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga rikontruksioni i spitalit të Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan, duke përsëritur edhe njëherë arsyet...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një postimi në “Instastory”, ka renditur nga një nga dështimet e kryeministrit Edi Rama.Basha s...
Analisti Andi Bushati i është referuar si “mashtrues virtuoz” kryeministrit Edi Rama lidhur me arsyetimin se përse kërkon një mandat të tretë. Z. Bushati thotë ...
BERAT- Deputeti Lefter Maliqi, i bindur ka thënë se pas gjashtë muajsh nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, të zhvillohen edhe zgjedhjet lokale.Ligjvënës...
TIRANË– Gazetari Enkel Demi është revoltuar me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili paraditen e sotme tha se fillimisht do të vaksionhen të moshuari...
TIRANË– Erion Veliaj ka mbyllur tenderin për pastrimin e tre nga katër zonat e Tiranës, nëpërmjet një procedure ku dallohet qartë se ka ekzistuar një...
DIBËR– Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu deklaroi se shumica e fshatrave të atij qarku janë të izoluar për shka...