Politike

“Do ishte bërë qameti, nëse…”, Rama nxjerr foto nga spitalet: Do të pastrojmë deri në fund abuzuesit dhe batakçinjt

18 Shkurt 2021, 08:39 Nga DOSJA
“Do ishte bërë qameti, nëse…”, Rama nxjerr

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga rikontruksioni i spitalit të Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan, duke përsëritur edhe njëherë arsyet se përse meriton mandatin e tretë. Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha edhe njëherë se nëse virusi do të ishte përhapur në kohën e parardhësit të tij, në vend do të kishte ndodhur “qameti”. I fokusuar tek gjendja e spitaleve, numri një i qeverisë u zotua se në mandatin e tretë do të vijojë puna për reformimin e sistemit.

Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largoqoftë edhe ne të kishim qenë si ata të para 7 vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo? Ky është Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan dhe besoj s’ka nevojë për koment, pavarësisht se kush nuk do të shikojë s’ka shans ta shohë ndryshimin (s’ka më qorr se ai që i ka sytë top, po mëndjen tapë!), por do të vazhdojë avazin se sot është më keq se dje! Jo, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave! Prandaj na duhet Mandati i Tretë,”-tha Rama.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama spitali i elbasanit edi rama spitali i elbasanit

Sondazh

Poll