Politike

‘Është shpërdorues i detyrës’/ Rama: Meta vjen në Vlorë natën, shfaqet në makina që nuk janë në protokollin përk

18 Shkurt 2021, 10:05 Nga DOSJA
‘Është shpërdorues i detyrës’/ Rama: Meta vjen

VLORE- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot sërish presidentin e Republikës, Ilir Meta. Në një prononcim për mediat nga Vlora ku pa nga afër nisjen e vaksinimit për bluzat e bardha, Rama tha se Meta po shpërdoron postin, ndërsa e shigjetoi duke thënë se kur vjen në Vlorë, presidenti vjen natën dhe me makina jashtë portokollit shtetëror.


“Presidenti ka kohë që nuk është më president. Është thjesht një shpërdorues i detyrës së presidentit në favor të ndërmarrjes që administrohet formalisht nga e shoqja. E mirëkuptoj se vjen në Vlorë natën. Shfaqet në makina që nuk janë në protokollin përkatës, Në këto kushte duhet ta mirëkuptoni të gjithë që i duket si katastrofë, por nuk është katastrofë”-tha Rama.

Lajmi kryesor: Vlora nis vaksinimin e bluzave të bardha, kryevaksinuesit i bie të fikët/ Rama: Do të vaksinojmë personalitetet mbi 80 vjeç, Meta s’është më president, vjen këtu natën dhe me makina joshtetërore (ZHVILLIMET)

(a.b;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta vaksinimi ne vlore edi rama ilir meta vaksinimi ne vlore

Sondazh

Poll