Politike

Biznesi në Shkodër në falimentim nga rënia e konsumit, PD: Qeveria e ardhshme do të shpëtojë ekonominë shqiptare nga rë

18 Shkurt 2021, 10:27 Nga DOSJA
Biznesi në Shkodër në falimentim nga rënia e konsumit, PD:

SHKODËR– Drejtuesi politik i PD në qarkun e Shkodër, Helidon Bushati, takoi ditën e sotme disa biznese në dalje të qytetit me të cilët bisedoi për problematikat kryesore të biznesit.

Të gjithë bizneset ngritën shqetësime të shumta duke deklaruar se situata është shumë e vështirë dhe rënia e konsumit po çon biznesin drejt një krize të thellë. Ata i thanë Bushati se përballë një situate të tillë, rrezikojnë falimentimin, ndërkohë që detyrimet janë të detyruar ti shlyejnë një më një shtetit.


Emigracioni gjatë këtyre 8 viteve për shkak të papunësisë në kryeqendrën e veriut ka qenë një nga ndikuesit kryesore në rënien e konsumit. Bushati i garantoi bizneset por edhe qytetarët e Shkodrës se qeveria e ardhshme ka angazhime të rëndësishme për të kthyer normalitetin në ekonomi e biznes dhe për të shpëtuar rënien në greminë të ekonomisë shqiptare.

Bushati u paraqiti atyre edhe detajet e programit, program i cili mori vlerësim maksimal nga biznesi në Shkodër.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike helidon bushati partia demokratike helidon bushati partia demokratike

Sondazh

Poll