‘Lefter Çipës i jeton kënga e shpirti’/ Presidenti Meta për vdekjen e poetit: Lajmi që nuk do donim ta merrnin kurrë
18 Shkurt 2021, 08:26Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të poetit Lefter Çipa. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Meta shkruan se ishte një lajm që nuk do të donte ta kishte marrë kurrë, por shton se edhe pse jo fizikisht, ai do të jetojë sa herë që të këndohen vargjet e shkruara prej tij.
“Dhembje e trishtim nga lajmi, që nuk do donim ta merrnin kurrë, legjenda e poezisë dhe e polifonisë shqiptare, Nderi i Kombit, Lefter Çipa, u nda sot prej nesh. Krijuesi brilant i Bregut, me frymëzim thellësisht kombëtar, iku në përjetësi, për të na lënë të gjithëve një trashëgimi të vyer artistike e kulturore, ku spikatin perlat e polifonisë shqiptare të krijuara mjeshtërisht prej tij dhe që do këndohen në jetë të jetëve, sa të ketë shqiptarë. Familjes Çipa, komunitetit të dashur të Pilurit kuqezi, gjithë poetëve dhe polifonëve, ju përcjell ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të pazëvendësueshme, që na lëndoi të gjithëve. Lefter Çipës i jeton poezia, i jeton kënga, i jeton shpirti kuqezi! I paharruar kujtimi i tij!,”-shkruan Meta.
Çipa, i njohur si “princi” i polifonisë ndërroi jetë mëngjesin e sotëm pasi prej më shumë se një viti luftonte me një sëmundje të rëndë. (Shiko këtu)
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një postimi në “Instastory”, ka renditur nga një nga dështimet e kryeministrit Edi Rama.Basha s...
Analisti Andi Bushati i është referuar si “mashtrues virtuoz” kryeministrit Edi Rama lidhur me arsyetimin se përse kërkon një mandat të tretë. Z. Bushati thotë ...
BERAT- Deputeti Lefter Maliqi, i bindur ka thënë se pas gjashtë muajsh nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, të zhvillohen edhe zgjedhjet lokale.Ligjvënës...
TIRANË– Gazetari Enkel Demi është revoltuar me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili paraditen e sotme tha se fillimisht do të vaksionhen të moshuari...
TIRANË– Erion Veliaj ka mbyllur tenderin për pastrimin e tre nga katër zonat e Tiranës, nëpërmjet një procedure ku dallohet qartë se ka ekzistuar një...
DIBËR– Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu deklaroi se shumica e fshatrave të atij qarku janë të izoluar për shka...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka premtuar se vaksinimi i të gjithë qytetarëve në Shqipëri do të bëhet realitet. Teksa ka publikuar disa foto nga proc...
TIRANË– Kryetari në detyrë i Partisë Social Demokrate Ëngjëll Bejtja është i bindur për pastërtinë e figurës së Tomë Doshit.I ftuar në studion e lajme...
TIRANË– Kryetari në detyrë i Partisë Social Demokrate, Ëngjëll Bejtja u shpreh se ligji vendas nuk e pengon Tom Doshin që të kandidojë në zgjedhje. I ...