Bota

Tërmeti me madhësi 5.6 ballë godet Iranin Jugperëndimor, të paktën 10 të plagosur dhe dëme materiale

18 Shkurt 2021, 10:16 Nga DOSJA
Tërmeti me madhësi 5.6 ballë godet Iranin Jugperëndimor,

IRAN–Një tërmet me madhësi 5.6 ballë goditi Iranin jugperëndimor pranë qytetit Sisakht të Mërkurën në mbrëmje ku të paktën 10 vetë u plagosën, tha televizioni shtetëror.

“Njerëzit në Sisakht dhe qytetin e Yasuj lanë shtëpitë e tyre në panik. Uji dhe energjia elektrike janë ndërprerë në Sisakht,”– i tha TV një zyrtar lokal në provincën Kohgiluyeh.

Sipas NDTV, ekipet e shpëtimit dhe ambulancat janë dërguar në zonë dhe deri më tani 10 persona janë plagosur. Nuk raportohet për viktima.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha se tërmeti, është ndjerë në disa qytete dhe në rajon, ai goditi në një thellësi prej 10 km (6 milje) në 10:05 pasdite me kohën lokale.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota termet ne iran termet ne iran

Sondazh

Poll