Bota

Abazoviç uron Kosovën për ditën e pavarësisë, reagojnë ashpër mediat serbe

18 Shkurt 2021, 09:20 Nga DOSJA
Abazoviç uron Kosovën për ditën e pavarësisë,

KOSOVË-Zëvendës kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka uruar Kosovën për 13 vjetorin e pavarësisë.

“Ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, ne po shohim përpara për bashkëpunim që do të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës,” -tha Abazoviç.

Ndërkohë, urimi i tij ka sjell reagimin e mediave serbe, të cilat nuk e kanë pritur mirë. Në titujt e ndryshëm në mediat serbe shkruhet: ““Abazovic përgëzoi pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë”, “Abazovic uroi ‘pavarësinë’ e Republikës së rreme të Kosovës”, “Kjo është faleminderit për donacionet”, “Abazovic uroi pavarësinë e njëanshme të Kosovës “,.

Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008. Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi. Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Costa-Rica, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe. Prezente gjatë seancës së shpalljes së pavarësisë të Kosovës, me transmetime direkte ishin dhe mediat më të njohura botërore si: CNN apo BBC. Ditën e djeshme Kosova ka festuar 13-vjetorin e pavarësisë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora 13 vjetori i pavarsise se kosoves pavaresia e kosoves 13 vjetori i pavarsise se kosoves pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll