Bota

Covid-19/ Australia nuk shënon asnjë rast infektimi prej 48 orësh

18 Shkurt 2021, 09:44 Nga DOSJA
Covid-19/ Australia nuk shënon asnjë rast infektimi prej 48 orësh

AUSTRALI-Australi nuk ka raportuar asnjë rast të infektimit me Covid-19, prej 48 orësh, ndërsa në Victoria ka përfunduar bllokimi i vendosur.

Sipas TheGuardian, autoritete kanë thënë se rasti i vetëm i infektimit me Covid-19 i zbuluar në  24 orët e fundit ishte një person i ardhur nga jashtë, që ishte karantinuar në hotel.

Ministri australian i shëndetësisë Greg Hunt ka thënë se të dhënat në të gjithë botën ilustron nevojën për një program kombëtar të vaksinimit në shkallë të gjerë.

Programi i vaksinimit në Australi do të fillojë të hënën, ku peronat e parë që do të vaksinohen do të jenë punëtorët e karantinuar në hotel.

“Ne besojmë se vaksinimi i punëtorëve të karantinës dhe kufirit do t’i mbrojë ata në mënyrë të konsiderueshme nga transmetimi, ne shpresojmë, por sigurisht nga marrja e Covid simptomatik. Kjo është përparësia jonë e vetme më e lartë në javët e para.”-u tha gazetarëve në Canberra shefi mjekësor Brendan Murphy .

Australia ka shmangur shkallën e lartë të rasteve të Covid-19 dhe vdekjeve që janë parë në vendet e tjera të zhvilluara falë mbylljeve të kufijve dhe sistemeve efektive të gjurmimit të kontakteve. Në vend janë regjistruar 29,000 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 909 pacientë.

LAJMI KRYESOR: Bilanci i COVID në botë/ Mbi 110 mln të infektuar dhe 2,4 mln të vdekur, Kombet e Bashkuara kritikojnë shpërndarjen e padrejtë të vaksinave

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota australi vaksinimi ne australi australi vaksinimi ne australi

Sondazh

Poll