Bota

Meksika u bën thirrje vendeve të pasura të mos grumbullojnë vaksinat e koronavirusit

18 Shkurt 2021, 09:01 Nga DOSJA
Meksika u bën thirrje vendeve të pasura të mos grumbullojnë

MEKSIKË– Meksika ka bërë një lutje në këshillin e sigurisë së KB për vendet që të ndalojnë grumbullimin e vaksinave kundër Covid-19 ndërsa të varfrit mbeten prapa në garën për të vaksinuar qytetarët e tyre.

Tre të katërtat e dozave të para u janë administruar qytetarëve në vetëm 10 vende që zënë 60% të prodhimit të brendshëm bruto global (PBB), tha ministri i jashtëm meksikan, Marcelo Ebrard, ndërsa në më shumë se 100 vende asnjë vaksinë nuk është kryer fare.

“Ne i nxisim vendet të shmangin grumbullimin e vaksinave dhe të përshpejtojnë fazat e para të dërgesave të Covax, për t’u dhënë përparësi vendeve me më pak burime,”– tha Ebrard përpara këshillit të Mërkurën, në të cilin Meksika është anëtare aktualisht.

The Guardian shkruan se Ebrard tha se deri më tani asnjë vaksinë nuk është shpërndarë nën iniciativën globale Covax. Zyrtarët nga Organizata Shëndetësore Panamerikane thanë të Mërkurën se vendet mund të presin konfirmimin e dërgesave të tyre të vaksinave Covax së shpejti, megjithëse tufat e para pritej të ishin të vogla.

Në përgjithësi, 190 vende janë bashkuar me Covax, i cili synon të sigurojë qasje të barabartë në vaksinat. Skema drejtohet bashkërisht nga aleanca Gavi, OBSH, Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike dhe Unicef.

Vetë Meksika ka nënshkruar marrëveshje me disa kompani ndërkombëtare farmaceutike për miliona doza për 126 milion njerëzit e saj mes vonesave globale dhe mungesave të disa vaksinave.

Bilanci i COVID në botë/ Mbi 110 mln të infektuar dhe 2,4 mln të vdekur, Kombet e Bashkuara kritikojnë shpërndarjen e padrejtë të vaksinave

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota marcelo ebrard vaksinimi ne meksike marcelo ebrard vaksinimi ne meksike

Sondazh

Poll