Bota

Itali/ Pas mbështetjes së Senatit, qeveria e Mario Draghit i drejtohet sot Dhomës së Ulët për votëbesim

18 Shkurt 2021, 09:59 Nga DOSJA

ITALI– Qeveria e re e drejtuar nga Mario Draghi në Itali ka arrituar të fitojë votëbesimin në Senat, pasi paraqiti planet e saj për të nxjerrë vendin nga kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Senati votoi me 262 vota pro dhe 40 kundër si dhe dy abstenime për të mbështetur qeverinë e Draghi. Kabineti i ri u krijua me kërkesë të presidentit Sergio Matarella për të drejtuar vendin në krizat më të vështira të viteve të fundit shëndetësore dhe ekonomike.

Siç shkruan Ansa.it, sot është mbledhur dhe pritet të votojë Dhoma e Ulët nëse do të shprehë besimin e saj për ekzekutivin e ri të udhëhequr nga Draghi.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota formohet qeveria e re ne itali itali mario draghi formohet qeveria e re ne itali itali mario draghi

Sondazh

Poll