Bota

Marrëveshja e Uashingtonit/ Mediat serbe: Nëse Kosova e shkel, 5 vende janë të gatshme të tërheqin njohjen

18 Shkurt 2021, 09:01 Nga DOSJA
Marrëveshja e Uashingtonit/ Mediat serbe: Nëse Kosova e shkel, 5 vende

PRISHTINËMediat serbe kanë folur për dialogun më Serbinë. Sipas Gazeta Express, Serbia është e sigurt se pesë vende janë të gatshme të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Serbia ka garanci të prera nga pesë shtete se janë të gatshme të tërheqin vendimin për njohjen e vetëshpallur të Kosovës dhe nëse Prishtina shkel marrëveshjen sipas së cilës duhet të përmbahet nga aplikimi për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, Beogradi do t’u kërkojë atyre vendeve që aktivizoni procesin e tërheqjes së njohjes,”-thuhet te Rtrs.

Po ashtu, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, më herët ka thënë  se shqiptarët duan të bashkohen me Kosovën dhe ka deklaruar se në rast se kjo do të ndodhë, Serbia do të detyrohet të përgjigjet.

“Dhe ata nuk do ta pëlqejnë aspak përgjigjen. Unë nuk besoj se ata do të jenë të lumtur me tërheqjet e reja të njohjes dhe tani mund t’u them atyre se do të ketë,” tha Vuçiç.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011. Ai u ndërpre për 20 muaj, nga fundi i vitit 2018 për shkak të taksës 100 për qind që Kosova vendosi ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nga qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Ramush Haradinaj.

Më pas, qeveria e Albin Kurtit e hoqi tarifën, por e vendosi masat e reciprocitetit. Serbia kundërshtonte të ulej në tryezë të bisedimeve, derisa Kosova kishte në fuqi masa të tilla. Më ardhjen ne pushtet, qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Avdullah Hoti shfuqizoi reciprocitetin, duke mundësuar rifillimin e dialogut në korrik të 2020-ës.

Më 4 shtator, pas dy ditësh takime, u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje ka ardhur menjëherë edhe njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga Izraeli.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll