Bota

Serbia tregohet zemërgjerë në rajon, dhuron vaksina në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, dy vende të prekur nga mutacion

18 Shkurt 2021, 10:08 Nga DOSJA
Serbia tregohet zemërgjerë në rajon, dhuron vaksina në Malin

SHKUP-Serbia i ka dhunuar  Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut një sasi vaksinash, dy vendet ku janë zbuluar dhe variantet e reja të Covid-19. Ndërkohë, ditën e sotme, Maqedonia e Veriut ka nisur vaksinimin, e mjekëve dhe personalit mjekësor.

Maqedonia e Veriut, e cila ka në total 2,1 milionë banorë ka marrë 4,500 doza të vaksinës Pfizer / BioNTech gjatë fundjavës në një donacion nga Serbia.

Gjithashtu, Serbia dërgoi dhe 2,000 doza të vaksinës Sputnik V të prodhuara nga Rusia në Malin e Zi ditën e djeshme. Donacioni u dorëzua nga Kryeministrja Serbe, Ana Brnabic, në aeroportin e Podgoricës.

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë në Mal të Zi, e cila po ashtu bëri më dije se Mali i Zi pret furnizim edhe me vaksinën ruse, e cila është siguruar nga negociatat e drejtpërdrejta me Rusinë, por priten dërgesa edhe te vaksinës kineze dhe ato të Pfizer.

Sakaq së fundmi në Malin e Zi është konfirmuar varianti britanik i Covid-19, ndërsa më herët është zbuluar edhe në Maqedoninë e Veriut.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni serbia dhuron vaksina ne rajon vaksinimi ne maqedonine e veriut vaksinimi ne rajon vaksinimi ne serbi serbia dhuron vaksina ne rajon vaksinimi ne maqedonine e veriut vaksinimi ne rajon vaksinimi ne serbi

Sondazh

Poll