Politike

Rama: Vaksinimi do të bëhet realitet njësoj si Rindërtimi, aspak më vonë se rajoni e shtetet e BE-së

17 Shkurt 2021, 19:10 Nga DOSJA
Rama: Vaksinimi do të bëhet realitet njësoj si Rindërtimi,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka premtuar se vaksinimi i të gjithë qytetarëve në Shqipëri do të bëhet realitet. Teksa ka publikuar disa foto nga procesi i vaksinimit të bluzave të bardha, Rama përsërit deklaratat e dhëna paraditen e sotme.

Krah fotove ai shkruan se Shqipëria nuk do të vaksinohet më vonë se vendet e tjera të Rajonit apo edhe të Bashkimit Europian.

“Ashtu siç po bëhet realitet Rindërtimi i shtëpive, shkollave, qendrave shëndetësore e lagjeve të reja, çka askush nuk e besonte kur ra tërmeti shkatërrimtar, ashtu do të bëhet realitet Vaksinimi i krejt popullit, më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë sot dhe aspak më vonë se shumë shtete të tjera në Europë e në rajon po se po. Tiranë, ku sot vaksinimi vazhdoi me bluzat e bardha të Durrësit, Matit, Bulqizës, si edhe me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve e personelin e kujdestarëve të tyre,”- shkruan Rama krah fotove.

Qeveria shqiptare që ka në dispozicion aktualisht më pak se 7000 vaksina të cilat janë injektuar tek bluzat e bardha të Tiranës, Shkodrës, Matit, Durrësit e Bulqizës. Nesër pritet të nisë procesi edhe në Vlorë. Për të moshuarit, kryeministri deklaroi se fillimisht do të vaksinohen personalitetet, të cilët sipas tij duhet t’i mbajmë mirë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shqiperia nis vaksinimin edi rama shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll