Politike

Ëngjëll Bejtja zbardh bisedën me Tom Doshin: Më ka garantuar se është në rregull me gjithçka!

17 Shkurt 2021, 18:38 Nga DOSJA
Ëngjëll Bejtja zbardh bisedën me Tom Doshin: Më ka garantuar

TIRANË– Kryetari në detyrë i Partisë Social Demokrate Ëngjëll Bejtja është i bindur për pastërtinë e figurës së Tomë Doshit.

I ftuar në studion e lajmeve në “News24”, Bejtja foli për deklaratat e ambasadores Yuri Kim, dhe zbardhi një bisedë që kishte bërë në lidhje me këtë gjë, me Tom Doshin.

Bejtja shtoi se Doshi e ka garantuar se ai vetë është në rregull me çdo gjë, përsa i përket pastërtisë së figurës për të kandiduar në zgjedhje.

“Sigurisht, unë kam biseduar me zotin Doshi për gjithçka. Kemi iskutuar bashkë dhe më ka garantuar që është në rregull me gjithçka,”- tha Bejtja.

PSD-ja tashmë është regjistruar me kryetar Ëngjëll Bejtja, por kjo gjë do të jetë e përkohshme. Vetë Tom Doshi tha dy ditë më parë se kryetar i asaj partie është vetëm ai dhe se kanë zgjedhur anëtarët e partisë, por ligjërisht kjo gjë do të ndodhë pas datës 19 shkurt. Arsyet e kalimit të pronësisë së partisë nga Doshi tek Bejtja janë ende të panjohura, por periudha e ndryshimit të kryetarit përkon me deklaratat e para të ambasadores amerikane Yuri Kim për të mos lejuar të inkriminuarit në zgjedhje. (Lexo këtu pikënisjen e përplasjes Yuri Kim-Tom Doshi).,

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike engjell bejtja ndalimi i tom doshit ne zgjedhje tom doshi yuri kim engjell bejtja ndalimi i tom doshit ne zgjedhje tom doshi yuri kim

Sondazh

Poll